Skena të rënda në shkollë, adoleshentin e tërheqin zvarrë dhe e plasin në shesh (VIDEO)

0
1103
Rastet e dhunës dhe bulizmit në shkolla dhe mes fëmijëve të moshave të reja më shpesh jemi mësuar t’i hasim jashtë shtetit, por me sa duket, ky fenomen po përhapet me shpejtësi edhe në Shqipëri.
E ngjashme duket se është edhe kjo ngjarje që ka ndodhur në një prej shkollave të Selenicës, në Vlorë, ku siç raportohet (por nuk dihet me siguri) ka ndodhur në një shkollë të mesme.
Djali është rreth 16-vjeç dhe duket teksa tërhiqet zvarrë nga shokët e përplaset në tokë, përpara këmbëve të mësueses. Kjo e fundit, e gjetur e papregatitur për ngjarjen, në video duket që nuk ka reaguar, por personi që solli materialin në redaksinë e Jetaoshqef bën me dije se u ka tërhequr vëmendje fëmijëve.
Ndoshta është një lojë gjatë kohës së lirë mes tyre, ndoshta është një formë bulizmi, për këtë nuk mund të themi diçka me siguri, duke qenë se nuk e njohim nga afër realitetin në këtë shkollë dhe temperamentet e nxënësve, por mësuesit janë ata që duhet të kenë një reagim më të ngrohtë apo më të ashpër në lidhje me këto fenomene

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here