SKANDAL NE SPITALIN AMERIKAN/ I shoqi: Pasi më vdiq gruaja në sallën e operimit, me kërkonin 1.3 milionë lekë për të tërhequr kufomen

4
7748

 

Përparim Dollomoja në një intervistë ekskluzive për Boldnews.al bën disa akuza ndaj Spitalit Amerikan, i cili sipas tij ka abuzuar me bashkëshorten e tij Vjollca Dollomoja, paciente në këtë spital, e cila ka ndërruar jetë.

Kalavari i peripecive në Spitalin Amerikan për familjen Dollomoja janë të hershme, që para 3 vitesh, kohë kjo kur zonja e shtëpisë, e cila kryente procesin e hemodializës, rrëzohet në ambientet e Spitalit Amerikan dhe për pasojë thyen këmbën.

“Pakënaqësitë e para për këtë spital kanë filluar para 3 vjetësh kur e ndjera që nuk jeton më sot, shkon të bëjë dializën në orën 07:00 të mëngjesit. Një pakujdesi e personelit të brendshëm (të Spitalit Amerikan) që bëjnë pastrimin e ambjentit. Ata e kishin lënë gjithë lagështirë pjesën përpara se të hyje për dializë. Aty ka rrëshkitur bashkëshortja ime dhe ka thyer këmbën. E kemi çuar për të bërë operimin tek Spitali Amerikan me shpenzimet tona dhe kemi paguar rreth 2 mijë euro”- shprehet bashkëshorti i së ndjerës, Përparim Dollomoja.

Boldnews.al disponon edhe faturat abuzive të Spitalit Amerikan ndaj familjes Dollomoja. Në fatura nuk specifikohet se për çfarë është paguar por shkruhet vetëm “Pagesë në Avancë”.

vjollca-dollomoja-2vjollca-dollomoja-3Por sikletet për familjen Dollomoja sapo kishin nisur. Pas një muaji, edhe pse ishin harxhuar miliona lekë, shëndeti i Vjollcës përkeqësohet për shkak të një ndërhyrje të gabuar nga vetë mjekët e Spitalit Amerikan.

“Pas një muaji, me të dhënat që na thanë punonjësit aty, kishin bërë një ndërhyerje të gabuar tek këmba që kishte operuar bashkëshortja. Për këta, mjekët e Spitalit Amerikan vendosën të bëjnë një operim të dytë me çimentim, e cila kushtoi rreth 4 mijë euro.”– rrëfen më tej bashkëshorti i së ndjerës.

Pra, Spitali Amerikan u kishte marrë kësaj familjeje rreth 6 mijë euro për një operacion të shkaktuar nga pakujdesia e këtij spitali dhe stafi mjekësor që punon aty. Por, ky spital jopublik kërkon sërish para nga kjo familje…

“Pas 2 operacioneve, bashkëshortja u përmirësua nga gjëndja shëndetësore dhe e dërguam në shtëpi. Mirëpo, ajo vuante nga dializa dhe siç na i shpjeguan doktorët sjell probleme shëndetësore. Për pasojë, pas pak kohësh iu dëmtua edhe këmba tjetër për shkak të rëndesës trupore që ushtronte mbi të.” – shprehet Përparim Dollomoja.

Pacientja Vjollca Dollomoja i nënshtrohet ndërhyrjes së tretë kirurgjikale në Spitalin Amerikan duke paguar një shumë prej 2 mijë eurosh. Bashkëshorti i së ndjerës shprehet se në këtë spital biznes siç e quan ai, janë të dokumentuara të gjitha paratë që ka paguar dhe operacionet e kryera.

Më 26 maj të këtij viti, Vjollca Dollomoja ndahet nga jeta. Por kulmi i skandalit arrin kur Spitali Amerikan, mban si peng kufomën e së ndjerës, deri sa bashkëshorti Përparim Dollomoja të paguante 1.3 milion lek.

“Kur ndërroi jetë, aty nuk e kam parë veten ndonjëherë më ngushtë në jetën time. Ishte një “sulm” i madh koordinatorësh që të ndiqnin nga mbrapa me letra në duar për të bërë një pagesë prej 1.3 milion lekësh. Ata më thanë që nuk mund të nxirrnin trupin nga spitali pa paguar këtë shumë.“- shprehet i tronditur Përparim Dollomoja.

“Me të paguar paratë, u hapën dyert e Spitalit Amerikan për të marrë kufomën e bashkëshortes.” – shton më tej ai.

Përsëri në faturë nuk është vendosur specifikimi për çfarë është bërë kjo pagesë, një e drejtë kjo e çdo qytetari, por është shkruar “Pagesë në Avancë”

Përparim Dollomoja shprehet se ndaj Spitalit Amerikan do të ndërmarrë veprime ligjore për shkeljet që i janë bërë qoftë nga ana morale por edhe nga ana financiare./Boldnews.al

vjollca-dollomoja

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

4 COMMENTS

  1. Mendoj qe ju duhet lene organeve kompetente ligjore interpretimin e duhur dhe daljen ne perfundime e se si qendron e verteta. Nuk mundet nga nje rast i tille ende i paqartesuar, te hedhesh balte mbi nje institucion shendetesor, i cili ka bere e vazhdon te beje epoke dhe ndryshime gjithnje ne te mire te pacienteve dhe sherbimit shendetesor ne vendin tone, gje per te cilen ka aq shume nevoje..

  2. Zana jo balte do hedhim por gur ! Nuk eshte i vetmi rast …eshte i disajti ! Te sjell rastin aktual te mamase time . Spitali Amerikan e diagnostifikoi me kancer metastatik ne kocke . Maksimumi i garantuar i jetes ishte 6 muaj. I keshilluan prerje kembe, rreze dhe kimioterapi ! Falenderoj zotin qe na u gjend mundesia ta conim ne Turqi dhe Itali ku doktoret shume human, me pagesa minimale jo vetem qe e kundershtuan diagnozen e Spitalit Amerikan …por me nje nderhyrje mjaft te thjesh i hoqen nje cist kockor…as qe ja prene kemben apo i bene kimio e rreze…Mami ecen, gezon shendet te plote..por shqetesimi qe na ka krijuar ai Spitali Amerikan…dhe flaka ta perpije sme vjen keq !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here