SIS merr peng mijëra civilë në Mosul

0

Në kushtet kur operacionet për çlirimin e qytetit të Moslit kanë ecur me një ritëm mjaft të kënaqshëm, ekstremistët e Shtetit Islamik kanë marrë peng dhjetëra mijëra civilë, me qëllim që t’i përdorë si mburoja njerëzore përballë sulmeve të ushtrisë qeveritare. Lajmi është komunikuar nga OKB, e cila bëri gjithashtu thirrje për kujdes maksimal ndaj qytetarëve. Ekspertët ushtarakë kanë paralajmëruar se kjo lëvizje e terroristëve të ISIS pritet të frenojë ritmin e aksionit për rimarjen e qytetit irakian.

Dhjetëra mijëra civilë janë marrë peng nga militantët e Shtetit Islamik në qytetin irakian të Mosulit, me qëllim që të përdoren si mburoja njerëzore përballë operacionit të ndërmarrë madhor të ndërmarrë nga forcat qeveritare dhe që kanë për qëllim spastrimin e rajonit nga ekstremistët.

Në këto mënyrë, luftëtarët e ISIS kanë kthyer në realitet skenarin që ishte paralajmëruar vazhdimisht nga ekspertët.

Në bazë të informacioneve që vijnë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shteti Islamik ka marrë peng antarë të 6.000 familjeve të ndryshme, duke kërcënuar se do t’i ekzekutojë nëse ofensiva e forcave të Irakut do të vazhdojë përgjatë ditëve në vijim.

Situata po monitorohet me kujdes, pasi në Mosul jetojnë afro 1.5 milionë banorë.

Përveç pengmarrjeve, ekstremistët e Shtetit Islamik kanë ekzekutuar një numër të konsiderueshëm qytetarësh.

Deri më tani, raportohet se 190 ish-antarë të forcave të sigurisë së Irakut janë vrarë.

Ndërkohë, nga rradhët e civilëve, bilanci ka arritur në 42. Megjithatë, OKB jep alarmin se mund të ketë shumë krime të paraportuara ndaj qytetarëve të pafajshëm.

Pengmarrja e dhjetëra mijëra personave mund të pezullojë edhe operacionet për çlirimin e qytetit të Mosulit.

Deri më tani, aksioni madhor ka ecur me ritme mjaft të kënaqshme, por ritmi mund të ngadalësohet për shkak të rrezikshmërisë që paraqet ndërhyrja.

Në Mosul, mendohet se ndodhen ende nga 3.500 deri në 4.500 militantë të Shtetit Islamik.

Rimarja e qytetit nga ekstremistët do të kishte një rendësi mjaft të madhe në luftën kundër terrorizmit, pasi Mosuli konsiderohet si një pikë mjaft strategjike e ISIS në Irak.

Lini nje pergjigje