Olli: Veliaj i fundit në trasparencë, i pari në skandale

0
150

Monitorimi i njësive vendore nga BIRN vërteton më se miri shqetësimin e ngritur nga këshilltarët e PD, në këshillin bashkiak Tiranë, por edhe nga mediat e qytetarët se Bashkia Tiranë është e bunkerizuar totalisht. Bashkia më e madhe e vendit është e fundit në transparencë, duke mishëruar kështu nivelin më të lartë të arrogancës së pushtetit dhe moszbatimit të ligjit.

Vetë Veliaj demonstron nivelin me të ulët të demokracisë në çdo aspekt të drejtimit të institucionit dhe funksionimit të këshillit bashkiak Tiranë, i cili sot jo vetëm ka humbur tërësisht legjitimitetin, por është dëshmi e eliminimit të plotë të demokracisë, asgjësimit të fjalës së lirë dhe kamikazimit politik të këshilltarëve të mazhorancës. Në fakt, kjo arrogance dhe refuzim për transparence është prove e tentativës për fshehjen aferave korruptive qe “arkitekti” Veliaj zbaton që nga dita e marrjes së detyrës.

Veliaj mund të jetë i fundit në transparencë, por pa diskutim është i pari në skandale. Nga dita që ka marrë detyrën Veliaj është i pari në mashtrime dhe mosmbajtekjen e asnjë premtitmi të bërë në fushatë e më pas. Është i pari në ushtrimin e dhunës ndaj të vobektëve, shitësve ambulantë e biznesit të vogël. Është i pari në dhunën fiskale si gjobëvënësi më i madh ndaj çdo biznesi. Është i pari në dhunimin e të drejtave të qytetarëve ku dëbimi me dhunë nga shtëpitë i banorëve të trenit apo ngritja e çmimit të biletës me 33%, me një të rënë lapsit nuk lënë fjalë për koment. Veliaj është i pari në numrin e tenderave me prokurim të drejtpërdrejtë, më shumë se 30 të tillë. Veliaj është i pari në dhënien e tendrave në kufijtë e vlerës maksimale të tyre. Është i pari në dhënin e tenderave apo punëve publike klientëve të pushtetit rilinidst, edhe pse ligji i ndalon të marrin çfarëdo punë publike.

Veliaj i jep pronën publike pa konkurrim, në shkelje flagrante të ligjit, klientit të pushtetit, por e shet si marrëveshje me Bashkinë e Veronës. Por, skandali më i madh, ku Veliaj është përgjegjës për vdekjen 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, vijon ende të fshihet prej tij, duke dashur t’i shpëtojë drejtësisë, ai vetë dhe Edurimi i partisë. Sa shumë “arritje” në vetëm një vit…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here