Gjendet zgjidhja e pusetave të hapura, mbulohen me karton dhe mbeturina (Foto)

0
165

12-1 12-2

Pusetat e hapura janë një problem që shqetësojnë shumë qytetarët në Tiranë.  Vjedhja e kapakëve, thyerja e tyre, por edhe hapja e qëllimshme janë disa nga arsyet të cilat kanë krijuar këtë situatë. Në rrugë të ndryshme si në qendër ashtu edhe në periferi, ka puseta të cilat janë pa kapak dhe krijojnë shpesh situata të pakëndshme.

Por disa qytatarë, duke parë që bashkia nuk e ka zgjidhur si problem, kanë menduar ta zgjidhin vetë.  Për të mos u shqetësuar më, një qytetar e ka mbushur me gurë të mëdhenj dhe me mbeturina. Por përsëri nuk ka menduar për të ujërat që do të shkarkoheshin në këtë pusetë. Një tjetër qytetar ka qenë më inovativ në zgjidhjen e tij , pasi e ka mbyllur më një karton i ka vendosur edhe një gurë sipër, për të informuar të tjerët që është një rrezik.  Por në shumë rrugë dhe lagje të tjera , pusetat janë ende të hapura dhe  të rrezikshme për kalimtarët, pasi jo të gjitha kanë ide inovative dhe reagojnë pa praninë e punonjësve bashkiakë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here