Agron Duka – Ben Blushi, ndoshta koalicioni i radhës

0
219

 

Në seancën plenare kur janë diskutuar ligjet e rendit të ditës, janë parë edhe disa detaje interesante. Ashtu si një jave më parë, deputeti Ben Blushi nuk është ulur në vendin e përhershëm, por ka parapëlqyer që të ulet në vendet e fudit të parlamentit në krahun e demokratëve.  Pas fjalimit të tij, ku ka kritikuar përsëri qeverinë ,deputeti i larguar nga e majta,  preferoi që të largohet edhe nga grupi ku ulej përherë.  Ky  ndërrim vendi mund të jetë edhe një ndërrim bindjesh dhe ndoshta një koalicion i ri në zgjedhjet e ardhshme.  Në prani të tij është parë edhe deputetja tjetër e larguar nga Partia Socialiste, Mimoza Hafizi. Të dy deputetët për një kohë të gjatë qëndruan të ulur në karriget e demokratëve, ku shkëmbyen biseda me kundërshtarët e tyre politik.  Në prani të tyre është parë edhe kryetari Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, i cili u kushtoi shumë vëmendje dy deputetëve.   Nga largësia e madhe nuk u dëgjua dot biseda e tyre, por mund të jetë diskutuar edhe për koalicion e ardhshëm. Mbetet për tu parë se për çfarë është diskutuar në këtë bisedë që zgjati për shumë minuta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here