Video-Stop/ Ky është gjykatësi që kërkoi favore seksuale në Gjykatën e Gjirokastrës

0
203

Emisioni investigativ “Stop” në TV Klan ka transmetuar mbrëmjen e sotme pamjet e një video-skandali, ku për herë të dytë, sistemi i drejtësisë tronditet seriozisht.

Pamjet flasin për një regjistrim audio të një kryetari gjykate, i cili kërkon favore seksuale nga një grua, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.

Bëhet fjalë për kryetarin e Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, Guximtar Boci. Historia e ngjarjes nisi pas një procesi gjyqësor që një zonjë kishte me Gjykatën e Gjirokastrës. Zonja kishte një njohje të mëparshme nga i ati, për këtë arsye, ajo shkoi ta takojë. Sigurisht, gjykatësi i propozoi një zgjidhje, por të një natyre tjetër nga ajo ligjore. Thjesht i kërkoi një favor seksual në shkëmbim të zgjidhjes së problemit të saj.

Boci i tha zonjës se nëse ajo i plotëson këtë kusht, ai do t’ia zgjidhte problemin që e çonte në dyert e kësaj gjykate. Ndërsa, zonja i thotë unë nuk mund ta bëj një gjë të tillë. Kurse gjykatësi ia kthen se ka gjithmonë njëherë të parë dhe të dytë.

Pamjet tregojnë edhe takimin mes gjykatësit dhe zonjës në një kafe në qytetin e Gjirokastrës, ku Guximtari pas një dialogu të shkurtër i thotë; po m’u afrove më afër do të puthë.

Kjo nuk është hera e parë që ky emision denoncon raste të abuzimeve në sistemin e drejtësisë.

Rreth një muaj më parë, “STOP” denoncoi mitmarrjen e një oficeri të Policisë Gjyqësore, në këmbim të lirimit të një llogarie bankare, ndërkohë që në video përmendej edhe emri i një prokurori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here