Vdes në mënyrë tragjike punëtori shqiptar, e hedhin nga kati 7-të

0
193

Një 48-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në shkallët e një pallati në Genoa, në Itali. Nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me vrasje, pasi policia italiane thotë se shqiptari mund të jetë shtyrë nga dikush.

Policia e Genoa-s thotë se shqiptari ka rënë nga kati i fundit i pallatit dhe ka ndërruar jetë menjëherë. “Brenda pallatit po bëheshin punime dhe ne besojmë se pas një sherri mes punonjësve mes katin e 6-të dhe 7-të”, thotë kreu i policisë, Annino Gargano. Për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 15:00, policia thotë se do të marrë në pyetje të zotin e apartamentit ku po kryheshin punime. Zyrtarisht shqiptari i paidentifikuar rezulton i papunë që prej vitit 2011.

http://www.dailymotion.com/video/x4zf0ch_20161027_news

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here