Standard.al

‘Vajza e shpresës’ që mposhti frikën e tërmetit në Itali…

0

Mrekullia e jetës mposht frikën dhe tërmetet. Bëhet fjalë për një histori shumë emocionuese që ka ndodhur mbrëmë në Perugia, ku një nënë ka sjellë në jetë foshnjën e saj pak sekonda pas tërmetit që shkundi Italinë Qendrore. E vogla, e pagëzuar me emrin “vajza e shpresës” është quajtur Talj dhe gjendet në spital bashkë me të ëmën. Në numrin e emergjencave 118 kanë qenë me qindra thirrjet për ndihmë në Perugia, mes tyre ishte edhe thirrja e prindërve të vajzës që erdhi në jetë pak pas mesnate. Siç raporton Perugia Today, i ati i vogëlushes telefonoi në numrin e urgjencës duke deklaruar se ndodhej në makinë bashkë të shoqen në muajin e nëntë të shtatzënisë, e cila kishte dhimbje dhe për këtë arsye po e niste për në spital Këshilla që ka marrë ishte të ndalonte menjëherë makinën dhe të priste ndihmën e shpejtë, e cila i është dhënë në momentin më kulminant kur “vajza e shpresës” sa po vinte në jetë. Ajo peshon 2 kile e 800 gramë dhe gëzon shëndet të plotë “Natën e së mërkurës do ta mbajmë mend për këtë ndërhyrje, për të sjellë në këtë botë një jetë të re, jo vetëm për dëshpërimin e mijëra njerëzve që kërkonin ndihmë pas tërmetit”,- komentuan mjekët e urgjencës, të lumtur për gëzimin që i dhanë prindërve të saj por edhe shpresës për gjithë popullsinë e goditur nga tërmeti.

‘Vajza e shpresës’ që mposhti frikën e tërmetit në Itali. Historia e foshnjës që lindi mbrëmjen e panikut.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.