Skandali Seksual/ Daci: Rasti është një shkelje e pastër penale

0
146

Emisioni investigativ “Stop”, në Televizionin Klan ka publikuar një tjetër skandal në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Bëhet fjalë për një rast ku kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci i kërkon seks një qytetareje në këmbim të drejtësisë.

Denoncuesja kishte një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe ka kërkon takim me kreun e saj, Guximtar Boci. Por në zyrën e tij, kryetari tenton ta puthë dhe i bën ofertë seksuale.

Ky skandal është edhe tema e mbrëmjes së sotme në emisionin Opinion.

Gazetari i ABC Neës, Flamur Vezaj ka bërë me dije se pas publikimit të këtij materiali Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim në lidhje me këtë ngjarje. Sipas Vezajt, presim një reagim zyrtar nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndërsa, Eni Çobani tha se rasti që ju keni nisur sot, për fatin e madh, po në këtë televizion është transmetuar po në këtë televizion, jo më larg se 4 apo 5 muaj më parë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” dhe unë jam njeriu që e kam transmetuar e para konfliktin.

Çobani tha unë jam vënë në dijeni nga zonja dhe jam njeriu i parë që jam njoftuar për këtë aferë seksuale.

Ndërsa, drejtuesi i emisionit STOP, Saimir Kodra tha se kryetari i gjykatës, siç del edhe në një pjesë aty, kap gjyqtarin e çështjes në fjalë, që i thotë ma shiko këtë pjesë, këtë fakt e pranon edhe vetë gjyqtarja. Kodra thotë se kur erdhi dita e gjyqit kryetari i thotë mos e bë atë, pasi ai nuk mori atë që donte.

Debati në Opinion është tensionuar mes drejtuesit të emisionit Stop dhe Eni Çobanit në lidhje me skandalin e publikuar sonte në emision. Çobani tha se unë e njoh shumë mirë këtë ngjarje, e njoh në thelb çështjen.

Kodra u shpreh se prezenca e ju

uaj këtu sot do të na spostojë të gjithë boshtin e temës. Ai i tha Çobanit mundohu t’i përgjigjesh pyetjeve që të bën Blendi.

Kodra: Zonja tek ty ka ardhur për një konflikt.

Çobani: Jo nuk ka ardhur zonja, por ka ardhur vjehrra.

Kodra: Ke një konportim shumë acarues përballë meje. Më acaron.

Profesor Mark Marku theksoi se procesi gjyqësor do ta japë tamam raëstin, ne këtu nuk japim drejtësi, ne gjykojmë rastin.

Por nga biseda, në pamje të parë, të duket një rast fare i pastër korruptimi. Sipas tij, një njeri që ka një post shtetëror përfiton nga fakti që dikush ka një çështje aty në gjykatë dhe kërkon favore seksuale.

Ndërsa, profesori Daci, theksoi se kjo është një shkelje penale. Sipas tij, për këtë nuk ka asnjë dyshim. “Kjo është një shpërdorim detyre, sepse ai shfrytëzon postin e vet”./opinian

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here