Mat/ Vodhën teqenë e fshatit, arrestohen dy autorët

0
152

U ka zgjatur vetëm dy orë grabitja e parave në kasafortën e teqesë në fshatin Ballenj e Madhe në Mat.

Në pranga përfunduan shtetasit Mevlan Limani, 27 vjeç, lindur në fshatin Crruj të rrethit Mat, si dhe Man Doma, 59 vjeç, lindur në fshatin Plesh të rrethit Mat .

Ndërhyrja e policisë erdhi pas një telefonate për grabitjen e kasafortës.

“Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Bulqizë, ku falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në harkun kohor prej dy orësh , bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në aksin rrugor Krastë – Bulqizë, në qafën e Buallit kanë bërë bllokimin e një automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi Mevlan Limani”, sqaron Policia e Shtetit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale kasaforta e Teqesë Ballenj e Madhe, mjeti dhe sharra e përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, vepër kjo e pranuar nga dy të arrestuarit.

Materialet për këtë ngjarje do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “ Vjedhje”.

14812974_10208878171444887_690267563_o14859309_10208878172044902_1932387707_o

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here