Standard.al

Horoskopi 27 Tetor 2016

0
Dashi (21 mars- 19 prill)

Aktivitetet sociale gjatë ditës, mund tju ndihmojnë të forconi marrëdhëniet me miqtë tuaj. Është e rëndësishme që herë pas here, tu përkushtoheni personave tuaj më të dashur. Gjithashtu, sa më aktivë të bëheni nga ana sociale, aq më shumë mundësi do keni të krijoni njohje të reja.

Demi (20 prill- 19 maj)

Sot do merrni pjesë në një aktivitet social, i cili do ju verë në kontakt me miq të vjetër dhe do ju ndihmojë të takoni njerëz të rinj. Këto kontakte të krijuara sot, do ju ndihmojnë në karrierën tuaj në të ardhmen. Bëhuni më shpesh pjesë e ktyre eventeve, pasi ju ndihmojnë më shumë seç e mendoni.

Binjakët (20 maj- 20 qershor)

Sot do kaloni shumë kohë nën shoqërinë e personave të tjerë, duke marrë pjesë në aktivitete sociale të ndryshme. Kjo gjë, mund tju ndihmojë në jetën profesionale dhe mund tju shfaqen mundësi të mira në lidhje me të. Nxirrni në pah anën tuaj të dashur dhe të qeshur.

Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)

Dita e sotme do jetë e mbushur me aktivitete fizike si: sporte, vallëzime, shëtitje të gjata. Kjo ju ndihmon të çliroheni nga energjia negative dhe të largoni mendjen nga problemet e ditës. Përpiquni të përfshini dhe miqtë tuaj në kto aktivitete, në mënyrë që të forconi lidhjet me ta. Në fund të ditës, do ndjeheni të kënaqur me veten.

Luani (23 korrik- 22 gusht)

Sot do ngriheni me shumë energji pozitive, gjë e cila do pasqyrohet dhe aspektin tuaj fizik. Dëshironi ta kaloni kohën duke u marrë me ndonjë aktivitet sportiv ose duke bërë një shëtitje me miqtë tuaj. Shfrytëzojeni ktë energji dhe në jetën tuaj profesionale, pasi do ju ndihmojë ti përfundoni punët me sukses.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Duket se vetëbesimi juaj po vazhdon të rritet dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Sot mund të merrni disa lajme të mira në lidhje me paratë. Më në fund po ju shpërblehet gjithë ajo punë e palodhur dhe personat që ju rrethojnë, janë shumë krenarë për ju.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)

Prisni të dëgjoni disa lajme të mira sot, të lidhura me të afërmit tuaj. Në fillim nuk jeni të sigurt nëse duhet tu besoni, por dyshimet tuaja do hiqen sapo ti dëgjoni dhe nga persona të tjerë. Ktë gëzim, keni dëshirë ta ndani me një person të afërt, por sot do e keni të vështirë të komunikoni me të.

Akrepi (23 tetor- 21 nentor)

Sot mund të bëni një udhëtim, ndoshta në një destinacion të largët. Kjo mund të ketë qënë e planifikuar prej kohësh ose mund të jetë një vendim i momentit. Keni punuar fort dhe siguria financiare që keni krijuar, ju lejon të argëtoheni pa u menduar gjatë. Mjafton të keni shpirt aventurier dhe çdo gjë mund të realizohet.

Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

Keni punuar shumë për të realizuar një qëllim që i kishit vënë vetes prej kohësh dhe më në fund, dhe fati do jetë në anën tuaj. Në përgjithësi, ju pëlqen të ecni me logjikë, por ndonjëherë është intuita ajo që ju tregon rrugën e duhur. Merrini gjërat lehtë dhe mundohuni të kënaqeni me ato që ju ofron momenti.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)

Pavarësisht se gjithmonë kërkoni barazi në jetën tuaj, jeni të ndërgjegjshëm se bota është e padrejtë. Nëse dikush është në një situatë të vështirë, mos u përpiqni të vendosni barazi, por thjesht ofrojini mbështetjen që ka nevojë. Gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç i presim dhe duhet ta pranojmë ktë fakt.

Ujori (21 janar- 19 shkurt)

Për fat të mirë, jeni drejt përfundimit të një projekti tepër të lodhshëm dhe kjo ju ka bërë shumë entuziastë. Vetëbesimi dhe vendosshmëria juaj, kanë qënë dy shtysat për ta mbyllur punën me sukses. Megjithatë, mos shpresoni të bëni ndonjë ditë pushim, pasi ju presin shumë projekte të reja.

Peshqit (20 shkurt- 20 mars)

Sot mund tju vijnë disa vizitorë të papritur dhe kjo do ju ndryshojë të gjitha planet që kishit për ditën e sotme. Gjithashtu, personat që do ju vizitojnë, mund tju sjellin disa kujtime jo fort të mira dhe kjo gjë do ja u prishë paksa humorin. Megjithatë, mos u mërzisni, pasi kjo situatë do kalojë shumë shpejt dhe do keni mundësi të shijoni pjesën e mbetur të ditës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.