Lëkundet sërisht Italia, tërmet 5.5 ballë

0
177

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Italinë gjatë mbrëmjes së sotme. Lëkundjet e tokës janë ndjerë shumë të forta në zonën qendrore të Italisë rreth orës 19:30. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.5 ballë e shkallës Righter.

Lëkundje ka pasur në disa qytete, si në Romë, L’Aquila dhe Ascoli Epiqendra e tërmetit ka qenë mes Peruxhias dhe Maceratas. Ende nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale nga ky tërmeti. Banorët të shqetësuar kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë, nga frika se mos tërmeti pasohet nga lëkundje të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here