Konflikti për 300 mijë Euro, ja cili ishte motivi i eksplozivit para lokalit ‘My House’

0
151

Një shishe plastike me fitil ishte vendosur mëngjesin e sotëm në oborrin e lokalit ‘My House’ në Tiranë, duke bërë që në vendngjarje të shkonte policia dhe forcat xheniere.

Pas rrethimit të zonës, ekspertët çaktivizuan lëndën plasëse dhe sekuestruan një bidon plasik 0.5 litra, me mbushje të dyshuar Amonit si dhe një fitil zjarr përcjellës me gjatësi 10 cm.

Dyshimet janë se rasti i sotëm është paralajmërim për pronarin e lokalit, që është në pronësi të qytetarit me iniciale M.D. Në bazë të hetimeve rezulton se pronari e ka fituar lokalin me vendim gjykate. Biznesi më parë ka qenë në pronësi të qytetarit me iniciale K.C. Ky i fundit i ka marrë borxh shumën e parave 300 mijë Euro qytetarit M.D.

Ky borxh nuk është kthyer dhe me vendim të Gjykatës, pronësia e lokalit ‘My House’ i është hequr qytetarit K.C dhe i ka kaluar M.D.

Policia dyshon se shkak i kësaj ngjarje është pikërisht historia e borxhit 300 mijë Euro dhe pronësia e lokalit, megjithatë kjo mbetet ende një pistë hetimi. Grupi hetimor vazhdon punën për të identifikuar dhe arrestuar autorët e vendosjes së lëndës plasëse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here