EurActiv: Shqipëria prodhuesja më e madhe e drogës në Europë, fermerët e mbjellin nga dëshpërimi

0
136

Agjencia e njohur e Brukselit, EurActiv shkruan se komuniteti ndërkombëtar e ka rritur presionin mbi Shqipërinë për të reduktuar prodhimin e hashashit.

Sipas agjencisë, kritikët thonë se Shqipëria është bërë “Kolumbia e Europës”.

“Unë nuk jam kriminel, e bëj nga dëshpërimi,”thotë Iliri, një 50-vjeçar që ka mbjellur një plantacion të vogël me kanabis pranë shtëpisë së tij në malet e Krujës.

“E bëj për të mbijetuar,” thotë ai për agjencinë.

Fillimisht ai e kërkoi fatin në Greqinë fqinje, por nuk ia doli.

Tani ka nisur të mbjelë kanabis në tokën e tij.

Llogaritë e Ilirit janë të thjeshta: Për dy kile hashash ai fiton aq sa për një ton drogë, 600 euro.

Në Itali, malli shitet sa dhjetëfishi.

Agjencia thotë se Shqipëria është kthyer në prodhuesin më të madh të marijuanës në Europë, falë klimës dhe gjeografisë.

Një diplomat perëndimor thotë për agjencinë se një nga shkaqet e përhapjes së biznesit të drogës vjen nga “dëshpërimi i fermerëve”.

Sipas tij, BE po bën presion që Shqipëria të luftojë këtë fenomen.

Por edhe korruptimi i policëve mbetet problem.

Ndërkohë palët në vend shkëmbejnë akuza.

Opozita thotë se Shqipëria është kthyer në “Kolumbinë e Europës”, kurse qeveria thotë se ky fenomen i ka rrënjët në kohën e PD, me Lazaratin e famshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here