Debatet në Komisionin e Ekonomisë, Shkëlqim Cani sërish rezerva për Financat

0
215

Kanë vijur dhe gjatë ditës së sotme diskutimet në Komisionin e Ekonomisë lidhur me ndryshimet në ligjin e procedurave tatimore. Ministri i financave Arben Ahmetaj sqaroi se struktura e Apelimit Tatimor, në bazë të ndryshimeve të reja do të kalojë në varësi të Ministrisë. Kjo strukturë, sqaroi ministri, do të përbëhet nga një bord me përfaqësues të fushave të ndryshme dhe jo nga admninistrata tatimore. “Në këtë mënyrë ne presim që të zvogëlojmë numrin e çështjeve që shkojnë në gjykatë. Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish ministri i financave Ridvan Bode kërkoi që të shihej nëse ky organ është në përputhje me legjislacionin. Ahmetaj replikoi duke pohuar se “në këndveshtrimin tim është hallkë ligjore”.

Shkëlqim Cani, ish-ministri i financave nga viti 2013 deri në shkurt 2016, që më pas u zëvendësua nga Ahmetaj tha se ky është një problem i madh. “Çështjet në apel janë shumë teknike dhe kalimi nga apeluesit tek bordi është shumë problem, mendoni për çështjet si puna e Bankersit”. Sipas Canit, Bordi nuk do të ketë njohuritë e duhura për të marrë vendime mbi çështje teknike. Rezerva për krijimin e Bordit kanë pasur dhe deputetët e tjerë. Bode sugjeroi që të merret e njëjta njësi të apelimit dhe të kalohet në varësinë e Ministrisë së Financave.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka kërkuar të dijë se si do të krijohet ky bord. Ahmetaj tha se deri me sot është emeruar nga drejtoria e pergjithshme e tatimeve, bordi do krijohet me VKM. Ai nuk i dha pergjigje pyetjes së kryetarit se kush do t’i propozojë anëtarët e Bordit.

Më herët në Komision u diskutua dhe në lidhje me nenin 1, që rregullon lejen që do të marrë nga Bashkia për shfrytëzimim e ambientit publik, pasi Bashkia nuk ka kuadër ligjor për të rregulluar një gjë të tillë. Braçe tha se kjo bëhet që të mos abuzohet me klasifikimin si ambulant.
Deputetët e PD-së kanë theksuar se nuk ka arsye që ky nen të futet në Kodin e Procedurave Tatimore, pasi ambulanti nuk është target i fiskales. Deputeti Florion Mima tha se ka tre grupe ambulantësh, ata që shesin në tregje, ata që shesin qosheve dhe fshatarët që shesin në rrugët nacionale. Ai pyeti se cilët grupe synon të rregullojë ky nen. Ahmetaj sqaroi se synimi i ligjit është të rregullojë grupin e parë, që tregton në tregje të organizuara. Deputetët e miratuan këtë nen, me të drejtën për tu riformuluar, me synim përcaktimin e saktë të kategorisë që do rregullohej. Diskutimet për nenet e tjera pritet të vazhdojnë në ditët në vijim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here