De Biasi tek Inter: Po më telefonuan do ta hap telefonin

0
199

Edhe kur është në kulmin e delirit, por edhe kur i bien kuotat ndjeshëm, gjithnjë gjendet një skuadër shumë e madhe që interesohet për trajnerin tonë, Xhani De Biazi. Strategjia e zgjedhur është e njëjta, në fillim del shtypi me ndonjë lajm bombastik dhe pas 2-3 ditësh prononcohet vetë tekniku. Pas largimit të Kontes ishte pankina e Italisë që e thërriste, më pas disa përfaqësuese të tjera të Top 10 ne klasifikimin e FIFA-s, diku më vonë ra disi pjaca, pasi i ofronin vetëm stolin e Dinamos së Zagrebit, ndërsa tani është kandidat i Interit të Milanos. Dhe pikërisht pas disa manovrave të shtypin tonë, është një gazetë e Udines që citon vetë De Biazin, i cili thotë me modesti, se po e telefonuan nga Apiano Xhentile do ta hapë telefonin. Pra ai ka vendosur të denjojë të përgjigjet dhe për këtë presidenti Duka duhet të fillojë të mendojë për një zëvendësues të denjë sa ai… për ndeshjen e kthimit me Spanjën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here