A janë normale fantazitë e çmendura në seks

0

Pjesës më të madhe të qenieve njerëzore u ndodh që në një moment të ditës të fantazojnë për një person që u pëlqen, ose thjesht të kenë një fantazi seksuale, pavarësisht sa e mundshme është kjo.

Loading...

Sipas një studimi të bërë në Kanada me 1500 meshkuj dhe femra, meshkujt shpesh fantazojnë për lidhje jashtëmartesore.

Femrat, gjithashtu fantazojnë, por pa dashur që fantazitë e tyre t’i bëjnë realitet.

Për sa u përket “devijimeve”, kërkuesit thonë se është normale që meshkujt të kenë fantazi seksuale më shumë se një femër. Profesor Joyal, drejtuesi i këtij studimi në Montreal, tha se kishte më shumë fantazi të zakonshme sesa fantazi “të çuditshme”.

“Shumë persona fantazojnë gjëra që mund të përkufizohen të çuditshme, apo jashtë normales, por nga kërkimi i bërë rezultoi që pjesa më e madhe e njerëzve kishin fantazi normale. Në të kundërtën nga meshkujt, femrat nuk do të dëshironin që fantazitë e tyre të bëheshin realitet”, – tha Joyal.

Ai shtoi se “femrat përgjithësisht fantazojnë për partnerin e tyre dhe shumë rrallë për partnerë të tjerë, ndërsa meshkujt përgjithësisht kanë tendencën që të imagjinojnë lidhje jashtëmartesore”.

Pjesa më e madhe e femrave të intervistuara, 60% imagjinonin që të lidheshin nga partnerët e tyre, ndërsa kryenin marrëdhënie seksuale.

Ndërsa, meshkujt imagjinonin të shkonin në shtrat me dy femra njëkohësisht.

Loading...

Lini nje pergjigje