Takimi me fermerët e Kukësit, Rama: Këtu Hashashi, Kolumbia! Unë jam gogoli i përrallës

0
171

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kukës për të vijuar turin e takimeve, këtë herë fermerët e Shishtavecit.  Rama  akuzoi opozitën se kërkon të nxijë vendin me krimin dhe hashashin pasi nëse do të ishte e vërtetë atëherë nuk do të ishim në prag të çeljeve të negociatave me BE.

Edi Rama: Këta dijnë vetëm të helmojnë dhe të marrin përhunde sa më shumë njerëz që dëshpërimi i pengon dhe lodhja ia ka sosur durimin dhe thonë se këtu nuk bëhet asgjë. Nuk është këtu fare sepse nëse do të ishte kështu nuk do të ishim pak ditë para se BE të thotë jemi dakord të hapim negociatat me Shqipërinë.

Kur ne e morëm qeverinë ishte viti i katërt që refuzohej statusi i vendit kandidat. Lërë çfarë thotë Saliu. Nuk i jepnin statusin e vendit kandidat, që në fund të fundit është si të qëndrosh në paradhomë për të kërkuar dorën për një fejesë.

As në paradhomë jo, rri ke rruga. Gjithë këto përralla me gogol, gogoli jam unë kuptohet, Këtu krimi! Këtu Hashashi! Këtu Kolumbia! Si ka mundësi që BE thotë byjrym në dhomë për të nisur negociatat si ka mundësi? Nuk i shohin ata. Ata shohin edhe atje ku ska kur duan të thonë: Ndalu Beg se ka hendek”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here