Rekordi i qeverisë!/ Shqipëria, shteti i parë në Ballkan për kreditë e këqija

0
209

Propozimi i Saimir Tahirit le pa bukë 6 mijë familje!

Pas propozimit të Ministrit të Brendshëm për rritjen e masave të sigurisë së pikave të karburantit, që parashikon ndër të tjera vendosjen e pompave automatike dhe heqjen e shërbimit cash, kanë reaguar operatorët e tregut. Ata pohojnë se vendimi është i pazbatueshëm për shumë arsye.

-Së pari, periudha 6 mujore është shumë e vogël, sepse duhen porositur pajisjet që të paktën duhen përshtatur që të funksionojnë nga euro apo dollarë në lekë.

-Së dyti, për një pikë karburanti, investimi minimal i kërkuar është rreth 35-40 mijë euro, që për rreth 1200 pika karburanti përkthehet në kosto shtesë prej rreth 45 milionë euro, që pa asnjë dyshim do të transferohej direkt në çmimin final që paguan konsumatori (Edhe sot nga çmimi prej rreth 165 lekë, rreth 105 lekë, apo rreth 65% janë taksa).

-Së treti, nëse ky investim do të bëhej, ai do të linte automatikisht pa punë mijëra punonjës. Sot në një pikë karburanti punojnë mesatarisht 5 persona (pikat e vogla kanë të paktën tre, nga një për turn dhe të mëdhatë arrijnë deri në 10). Mesatarisht ky investim do nxirrte  pa punë rreth 5-6 mijë punonjës.

-Së katërti, edhe në vendet e zhvilluara nuk funksionojnë tërësisht pikat e shitjes automatike dhe ka të paktën një pikë shitje me pompe manuale. Tjetër problem është dhe fakti që përdorimi i kartave të kreditit në Shqipëri është i ulët dhe sërish blerjet në pikat automatike do ishin kryesisht me cash, duke u bërë objekt i grabitjes në momentin që do futen paratë në automat.

-Se pesti, operatorët e tregut pohojnë se vjedhjet në pikat e karburantit nuk janë aq shqetësuese, sa të justifikojnë një investim të tillë. Shuma maksimale e parave të vjedhura ka arritur deri në 200 mijë lekë, ndërsa mesatarisht janë vjedhur 20 apo 30 mijë lekë, aq sa mund t’i merren dhe një personi në rrugë, apo në një dyqan të vogël.

Por dy elementët më të rëndësishëm që ata veçojnë janë e para që kostot shtesë do transferoheshin në çmimin e naftës si dhe pushimin nga puna të mijëra punonjësve që shërbejnë sot në tregtimin me pakicë të karburanteve.

download

Propozimi

Pak ditë më parë, ministri i brendshëm Saimir Tahiri u ka dërguar një shkresë drejtuesve të pikave të tregtimit me pakicë të karburanteve në vend, ku u propozon të heqin shërbimin me para cash dhe të vendosin automatët elektronik, duke shkuar kështu drejt vetëshërbimit. Gjatë një takimi me përfaqësues të këtij sektori gjatë ditës së djeshme, Tahiri ka shpjeguar arsyet e kësaj kërkese.

“Unë ju jam adresuar me një letër që synoj bashkëbisedimin paraprak mbi të cilin duhet të shohim mënyrën sesi të marrim masa që këta faktorë nxitës ti bëjmë zero, që të ekiminojmë vjedhjen dhe grabitjen e karburanteve në të gjithë Shqipërinë: E para dhe më e domosdoshmja është eliminimi i parave cash gjatë natës në të gjitha pikat e karburanteve në Shqipëri dhe kjo të bëhet duke përdorur teknologjinë dhe duke përdorur mundësinë që paratë mos i mbajë në xhep operatori shitës i karburantit, por të paktën gjatë natës të jenë pjesë komunikimit që ka qytetari, konsumatori me një automat elektronik që garanton siguri maksimale. E dyta masë e domosdoshme është sistemi i kamerave. Thuajse të gjithë pa përjashtim sot keni bërë investimet tuaja personale për të pasur një sistem kamerash për të pasur në çdo pikë karburanti. këtë e keni bërë si pasojë e vetëdijes tuaj se duhet ky investim për të qenë më të siguritë. Thuajse të gjithë e keni bërë këtë mbi bazën e njohurive personale apo profesionale pa një konsultim me policinë, sepse kjo çështje nuk ka qenë as në vëmendjen e policisë më parë”, tha ministri i Brendshëm.

20je_bot-kredite_e_keqija1-640x324

Rekordi i Rilindjes: Tani jemi shteti i parë në Ballkan për kreditë e këqia

Shqipëria ka kaluar për herë të parë këtë vit në shtetin që ka nivelin e kredive më të larta me probleme (NPL) në rajon, duke ia kaluar edhe Serbisë, që “kryesonte” në këtë tregues, teksa strategjitë për reduktimin e NPL-ve duket se po funksionojnë në rajon, por jo në vendin tonë. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, në gusht, huatë e pakthyera në afat u ngjitën në 21.4% të totalit, pas një rënieje në rreth 18% në fund të vitit të kaluar si rrjedhojë e fshirjes në atë kohë të huave të humbura nga bilanci i bankave. Disa falimentime të mëdha, që kanë pasur efekt zinxhir dhe kriza e sektorit të naftës rezultojnë arsyet kryesore të këtij përkeqësimi në pjesën e parë të këtij viti. Pas nesh ka kaluar Serbia, niveli i NPL-ve të së cilës ka zbritur në 20.2% në qershor, sipas tabelave të fundit të publikuara në raportin e tremujorit të tretë të Komisionit Europian për vendet kandidate dhe potencial kandidate. “Zgjerimi i kreditimit dhe zbatimi i një strategjie për zgjidhjen e kredive me probleme kanë reduktuar normën e NPL-ve me 1.4 pikë përqindje që nga fillimi i vitit”, thuhet në raport. Vitet e fundit, Serbia ka qenë shteti me treguesin më të përkeqësuar të NPL-ve, ku 2015-a u mbyll me një nivel prej 21.6%, më e larta në rajon. Mali i Zi, një tjetër shtet problematik me kthimin e kredive, i ka ulur huatë me probleme në 11.7% në fund të tremujorit të dytë, nga më shumë se 22% në vitin 2010, përmes një strategjie për reduktimin e NPL-ve, të ashtuquajtur “Plani Podgorica”, ku ristrukturimi i kompanive ka qenë në thelb të planit, duke u preferuar dukshëm ndaj falimentimit të tyre, i shoqëruar me një monitorim të rreptë të bankave. Shtetet e tjera të rajonit, Maqedonia, Bosnja e Kosova nuk kanë qenë problematike për sa i përket kthimit të huave me probleme, në raport me vendet e sipërpërmendura dhe duket se vijojnë ta mbajnë nën kontroll këtë tregues. Në Maqedoni, p.sh., niveli i NPL-ve u ul në 7.2% në fund të tremujorit të dytë, nga 10.3% në fund të 2015-n dhe 11.9% që kulmoi në vitin 2013. Edhe Bosnja i ka ulur nga 15.2 në 2014-n, në 12.1% në fund të qershorit 2016. NPL-të më të ulëta janë në Kosovë, në vetëm 5.3% e huave të dhëna, që nuk janë kthyer në afat në banka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here