Rilindja e shëndetësisë?! Investigimi/ Spitalet pa ilaçe dhe infrastrukturë. Si jepen recetat e gabuara dhe rryshfeti

0

“Gjendja e spitaleve nuk duket e përmirësuar, pasi mungojmë medikamente, infrastuktura është në gjendje të mjerueshme dhe mjekët kurojnë me receta të gabuara”

Loading...

Anesti Barjamemaj

Kanë kaluar tre vite që nga zgjedhjet e vitit 2013, në të cilat u premtua  se shëndetësia do të ishte falas dhe do të zgjidheshin shumë probleme të saj.  Në fushatë u premtua se korrupsioni do zvogëlohej në masën maksimale, se nuk do të kishte probleme me kapacitetet dhe as me mungesën e barnave. Por edhe pse Partia Socialiste dhe koalicioni i ASHE, fitoi zgjedhjet, sot tre vite nga pushteti shëndetësia mbetet një problem shumë madhor për të gjithë shqiptarët.   Sot  në spitale ka shumë probleme të cilat janë shqetësuese, duke nisura nga pacientët që çdo ditë përballen me mungesën e barnave, nga ato më të shtrenjtat që kurojnë kancerin, e deri te antibiotikët e thjeshtë. Problemi me ilaçet ka shumë kohë që është prezent në Shqipëri dhe përsëri nuk ka gjetur një zgjidhje. Fondet e pakëta, por edhe mungesa nga furnitorët ka bërë që spitalet të vuajnë për medikamente. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, e ka pranuar këtë fakt dhe ka premtuar se problemi do të gjej zgjidhje shumë shpejt. Koha ka kaluar dhe mandatit po i vjen fundi dhe përsëri ky problem nuk po zgjidhet.

Një problem tjetër shumë madhor në spitale është korrupsioni dhe sjellja arrogante e personelit.  Shumë pacientë ankohen për sjellje të pahijshme të stafit, por edhe për korrupsionin shumë të përhapur në radhët e bluzave të bardha.  Në disa raste korrupsioni është faktuar dhe mjekët janë dënuar, por përsëri dhënia e ryshfeteve mbetet në përmasa gjigande. Nga ministria është pranuar si problem dhe është premtuar gjetja e një zgjidhje, por mungesa e stafit e detyron institucionin të mbajë në punë edhe të korruptuar.

Po ashtu në spitale hasesh edhe me probleme të tjera si infrastuktura e keqe dhe kapacitet e paketa.  Përtej fasadës, muret dhe tavanet e spitaleve sot janë në gjendje të mjerueshme, pasi kanë shumë vite pa u restauruar. Nga kapaciteti i pakët i shtretërve, pacientët detyrohen që të flenë edhe korridoreve ose më kapacitete të shtuara në dhoma. Nga ana tjetër problemet me shëndetësinë dalin edhe jashtë dyerve të spitaleve, pasi sot ka shumë shqetësime edhe për farmacitë. Edhe pse një listë e gjatë e barnave nuk jepet pa recetën e mjekut, përsëri  ë farmaci mund të marrësh çdo lloj medikamenti pa asnjë problem.

Skadon afati i premtimeve të qeverisë

Të gjitha problemet e përmendura më sipër janë premtuar në fushatë, por përsëri nuk kanë gjetur një zgjidhje nga ana e institucioneve përkatëse. Edh pse mandati po përfundon, qeveria ende nuk ka përmbushur ato çfarë ka thënë në fushatë. Por realisht për të parë nëse këto probleme do të zgjidhen, ndoshta do duhet të presim edhe disa muaj sa të vijnë zgjedhjet e tjera. Për të arritur në këto konkluzione është bërë një investigim i gazetës në spitale dhe farmaci të kryeqytetit për të parë gjendjen nga afër. 

14796165_1262919020426021_1218548995_o

Mungesa e ilaçeve

Spitalet ende vuajnë mungesën e barnave

Mungesa e barnave është një problem i cili ka shumë kohë që është prezent në vend. Shumë masa janë marrë nga ministria e shëndetësisë ndër vite, por përsëri,  spitalet shqiptare vuajnë nga mungesa e medikamenteve.  Pacientë të shumtë ankohen për këtë problem por ende nuk kanë gjetur një zgjidhje. Fondet e pakëta, por edhe mungesa e furnitorëve bëjnë që Qendra Spitalore Universitare “Nënë Terezë” të përballet për një kohë të gjatë me këtë problem. Gjatë investigimit në QSUT dhe në farmaci të ndryshme në Tiranë vërejtëm se ka mungesë të theksuar të medikamenteve, duke filluar që nga ato më të përdorshmet.

Pak muaj më parë problemi kryesor ishte mungesa e barit që kuronte sëmundjen e kancerit. Edhe pse kanë kaluar shumë kohë, ky problem vazhdon që të jetë prezent, pasi ilaçi nuk gjendet në treg. Ilaci që kuron kancerin është një medikament shumë i shtrenjtë dhe është në skemën e rimbursimit, por përsëri pacientë detyrohen që ta gjejnë në farmaci të ndryshme ose nga jashtë shtetit. Herceptina është një ndër ilacet që përdoret për kimioterapi, për të kuruar sëmundjen e kancerit.  Ky medikament që është shumë është i rëndësishëm është edhe shumë i shtrenjtë. Edhe pse shteti duhej ta siguronte dhe ta rimbursonte këtë medikament kjo gjë nuk ndodh. Por përveç herceptinës ka edhe barna të tjera të cilat mungojnë prej kohësh si citostatikëve, zoladeksi edhe barna të tjera të cilat është e vështirë për ti gjetur edhe në farmaci. Edhe pse në spitale vazhdon ende mungesa e këtyre ilaçeve, të sëmurët me kancer sa po vijnë dhe shtohen. Në fakt, sipas mjekëve, pritet që së shpejti kanceri të jetë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri, duke kaluar edhe sëmundjet kardiovaskulare që tashmë janë në vend të parë.

Pavarësisht këtij alarmi, të sëmurët me kancer janë ata që vuajnë më shumë nga mungesat në trajtimin e tyre dhe që pothuajse gjithmonë duhet t’i blejnë vetë ilaçet. Vëzhgimet kanë treguar, se këta të sëmurë trajtohen zakonisht me ilaçe të cilat i blejnë vetë dhe që shpesh janë sjellë në Shqipëri kontrabandë. Sipas pacientëve shteti po e neglizhon vazhdimit faktin e furnizimit të spitaleve me ilaçe.  Një pacientët me inicialet E.S u shpreh: “Na mungojnë ilaçet, kemi nisur të bëjmë kimioterapinë dhe problemi fillon pikërisht tani. Që kur erdhëa për të bërë ciklet e kimioterapisë, më kanë thënë, që disa prej ilaçeve nuk gjenden në QSUT. Më thanë, se duhet t’i blejë vetë”.  Ky ishte rrëfimi i një pacienti i cili është viktimë e këtij problemi.

Por për të shtuar akoma problemet, duket se buxheti është një faktor që ndikon negativisht. Nga viti 2014 në vitin 2015 ka një rritje prej 56,9% të të sëmurëve me kancer, ku duke ju referuar shifrave numri shkon nga 3286 në 5158. Rastet më të shpeshta janë ato të kancerit të gjirit, i cili vitet e fundit ka tendencë që të prek edhe moshat e reja.

Por çfarë ndodh me buxhetin që jepet për këta pacientë? Nëse i referohemi buxhetit nga viti 2012 deri në 2015 duket se ky buxhet ka ardhur në rritje. Në vitin 2014 buxheti ishte 714 milionë lekë shifër kjo që në 2015 shkoi në 704 milionë lekë. Në një kohë kur numri i pacientëve të preku me kancer nga 2014-2015 është rritur me 56.9%, buxheti është ulur me 1.5%. Ulja e buxhetit edhe pse justifikohet me uljen e çmimit të barnave, vazhdon të mbetet problem për pacientë të cilët janë të detyruar që të blejnë këto barna. Organizimi i tenderave për blerjen e citostatikëve lë në kohë të gjatë pa mbuluar me medikamente pacientët. Medikamentet që ata blejnë për bërjen e një kimioterapie shkojnë deri në 150 mijë lekë, por nuk është vetëm çmimi i papërballueshëm problem. Pikëpyetje të mëdha ngrihen edhe me cilësinë dhe efikasitetin e këtyre medikamenteve duke qenë se ato tregtohen pa pullën përkatëse.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja e ka pranuar faktin që spitalet vuajnë nga mungesa e barnave dhe ka premtuar që ky problem nuk do të zgjas edhe për shumë kohë. Deri sa ky problem të zgjidhet duhet që ta kapërdijmë këtë premtim dhe të mësohemi më faktin që spitali të mundëson shtratin sepse për të tjerat duhet të mendosh vetë.

Mungesa e ilaceve bën që mjekët të ndërrojnë recetën

Gjatë investigimit kemi pyetur shumë persona të cilët kanë pasur probleme më mungesën e ilaçeve.  Për ta vërtetuar nëse medikamenti mungonte ose jo shkuam në disa farmaci për të pyetur për barin B-COMPLEX, i përdoret për të kuruar aneminë. Një paciente e cila preferoi që të qëndronte anomime na tregoi se kishte bërë Check-up, duke ju përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë. Ajo tha se kishte shkuar dhe kishte bërë kontrollin e plotë, dhe kishte rezultuar se vuante nga anemia. Për të kuruar këtë sëmundje mori një recetë që në brendësi të saj kishte edhe B-CLOMPEX. Edhe pse herën e parë ky  ilaç gjendej në farmaci, tre javë më vonë nuk gjendej më.  Mjeku i vënë në dijeni për këtë fakt ndërroi ilaçin duke e zëvendësuar më një shurup që sipas tij bënin të njëjtin efekt.  Duke dëgjuar këshillën e mjekut pacientja mori shurupin, por problemi i saj me aneminë nuk është zgjidhur akoma.

Onkologjiku përsëri me probleme

Edhe pse ijanë bërë investime vitet e fundit në Spitali Onkologjik, problemet e pritjes në radhë akoma nuk janë zgjidhur. Ministria e Shëndetësisë ka premtuar se do të pajiset me një aparaturë të dytë akseleratori linear, çka do të bëjë të mundur uljen e ndjeshme të radhës. Vlera e investimeve në Spitalin Onkologjik kap vlerën e 8 milionë euro. Por përtej kësaj pacientët për gazetën Standard u shprehën se: “ Kemi ditë të tëra që vijmë. E njëjta situatë. Radhët e gjata janë një problem që po na merr frymën. Ne jemi të sëmurë. Kjo sëmundje që kemi shumica jonë është një luftë për jetë a vdekje. Ndjesia e të pasurit kapuç në kokë në mungesë të flokëve na e shton stresin dhe humbim shpresat për të jetuar. Dhe këtu kur dyert na mbyllen dhe sorollatjet dhe radha e gjatë janë dyfish i humbjes së shpresave nga ana jonë” shprehet një paciente me inicialet D.S. Por përballë këtyre, ajo që është shqetësuese për pacientët është fakti se ato vazhdojnë të përballen me mungesën e ilaçeve si e citostatikëve. Mungesa e medikamenteve bazë në shërbimin e Onkologjisë në QSUT po lë pa trajtim me kimioterapi dhjetëra pacientë. Në këtë shërbim shënohet fluks për shkak të nevojave emergjente që kanë pacientët për të luftuar qelizat kancerogjene, ndërsa mjekët janë të detyruar t’i kthejnë në shtëpi për shkak të mungesave të ilaçeve bazë. Në shërbimin e Onkologjisë nuk po kryhet rregullisht trajtimi me kimioterapi. Mungesa të madhe sipas pacientëve ka në medikamentin si citostatikëve. “Ilaçet nuk janë në spital, sepse thanë se ato janë harxhuar. Përderisa këta e dinë sesa pacientë ka spitali sepse janë të gjithë me fatura pse duhet ta blejë unë ilaçin që kushton 38 mijë lekë. Nuk kam mundësi të vetë ta blejë për mamanë time sa herë që ka kimioterapinë. Duhet të gjejnë një zgjidhje këta njerëz. Që nuk e blejmë dot nuk e blejmë dot.”, -tha një e afërme e një pacienti.

Barnat ilegale

Mungesa e ilaçeve në spitale ka shtuar kontrabandën. Nga një investigim të bërë në Qendrën Spitalore Universitare “ Nënë Tereza” rezulton se shumë pacientë  blejnë ilaçe të cilat janë të pakontrolluara. Nga ky problem pacientët blejnë ilaçe që nuk gjenden në Shqipëri dhe në këtë mënyrë ata rrezikojnë jetën por është e vetmja zgjidhje për mbijetesë.  Ky problem është pranuar edhe nga Ministri i Shëndetësisë dhe kjo situatë nxitet jo vetëm nga  mungesa e ilaçeve por edhe nga vonesa në furnizime me barnat e nevojshme nga autoritet. Ky problem bën që të thyhet edhe ligji, por njeriu në momente të vështira nuk mendon me për ligjin. Problemi i kontrabandës së ilaçeve pranohet dhe nga farmacist të ndryshëm të cilët thanë se shumë pacient vijnë me ilaçe pa pullë nga të miratuar nga Ministria dhe barna që nuk gjenden në tregun shqiptar. Pacientët të cilët përdornin këto medikamente deklaruan se i blejnë në farmaci të ndryshme ose i u sjellin të afërm që jetojnë jashtë shtetit. Shumë pacientë preferojnë  të kurohen me ilaçe të cilat vijnë nga jashtë, edhe pse janë ilegale.

Diagnostikimi dhe mjekimi i gabuar

Shtohen rastet që mjekohen me barna të cilat nuk bëjnë efekt. Rrëfimi i një pacienti

Një problem që ka shqetësuar shumë pacientët në Shqipëri është diagnostikimi i gabuar. Shpesh mjekët nga paaftësia apo nga mos kujdesi kanë çuar në një mjekim të gabuar të pacientëve. Rastet kanë qenë të shumta me të sëmurë të cilët janë mjekuar më barna që nuk lidheshin me sëmundjen e tyre. Gjatë investigimit, por edhe më herët jam mundur që të mbledh dëshmi të cilat vërtetojnë akuzat e opozitës, por edhe të pacientëve të cilët për shumë arsye pëlqejnë që të akuzojnë.

Për ta ilustruar më mirë këtë çështje, ne zgjodhëm të merrnim një shembull konkret. Një pacient me inicialet M.B kontaktoi me gazetën dhe na tregoi problemin e tij lidhur me recetat e gabuara. Ai na tregoi se për një sëmundje ishte mjekuar brenda një afati prej një muaji me tre lloje të ndryshme ilaçesh.  Pacienti tha se kishte pasur një problem me tensionin. Për tu siguruar që sëmundja nuk do të përkeqësohej kishte shkuar te mjeku i lagjes për një vizitë. Mjeku pasi i krue analizat i kishte deklaruar pacientit se problemi kryesor i tij ishte tensioni. Në këto kushte pacienti shkoi në ambulancë duke pasur një shqetësim më tensionin, por diagnostikimi dha rezultuar të tjera. Analizat tregonin që pacienti kishte probleme më gjakun.  Duke u bindur profesionalizmit të mjekut dhe përgjigjes së analizave, pacienti u kurua sipas recetës së rekomanduar.  Kurës së dhënë prej mjekut po i vinte fundi,  por problemi fillestar që kishte me tensionin nuk ishte minimizuar. Për tu siguruar, shkoi sërish për të bërë një kontroll, por këtë herë në një qendër tjetër shëndetësore.

Në këtë vizitë ishim edhe ne të pranishëm për ta shoqëruar.  Shkuam në qendrën e njësisë gjashtë Bashkiake “Kombinat”, për të kryer një kontroll. Përsëri edhe këtu problemet ishin të pranishme, pasi kishte shumë radhë dhe duhej të prisje. Kryem vizitat dhe pas një dite shkuam që të merrnim përgjigjet e analizave.  Mjeku duke lexuar përgjigjet përmendte: tension (që ishte problemi fillestar), rruazat e kuqe të gjakut të ulëta si dhe probleme me zemrën. Përsëri për tu kuruar mjeku dha një recetë me katër lloje të ndryshme antibiotikësh. Duke krahasuar recetën e mëparshme me recetën e re rezultonte se vetëm një lloj bari ishte i njëjti, ndërsa të tjerët ishin të ndryshuar. Shkuam të farmacia me recetën në dorë për të marrë mjekimin dhe farmacistja tha se nëse do të përdorje këtë recetë do të kuroje sëmundje që nuk ishte e njëjte me atë që diagnostikoi mjeku.

Edhe pse farmacistja na këshilloi që të mos merrnim këto barna, përsëri ne nuk i besuam dhe vepruam sipas mjekut. Kur kanë kaluar pothuajse dy javë dhe përsëri problemi fillestar i tensionit nuk është shuar,  tani pacientit M.B i janë shtuar disa simptoma të tjera.  Përsëri duhet të shkohet që të bëhet një vizitë tjetër për të gjetur diagnozën e saktë, dhe përsëri duhet që të merret një kurë e re me barna për të luftuar sëmundjen.

mjeket1 

Korrupsioni

Sjelljet e pahijshme dhe ryshfetet

Një problem që ka qenë prezent, jo vetëm në mjekësi por në të gjitha fushat është korrupsioni. Megjithëse ka pasur shumë të dënuar në radhët e bluzave të bardha , përsëri ky fenomen ekziston.  Gjatë investigimit në QSUT hasëm problemin e një pacienteje me inicialet J.C e cila ishte përballur me problemet  në këtë spital.  Edhe pse ishte në gjendje të rëndë për shkak të një helmimi përsëri duhej që të priste rreth 40 minuta për të marrë shërbimin e mjekëve.

Pacientja me inicialet J.C. na tregoi se dy muaj më parë ishte helmuar nga ushqimi. Gjatë orëve të vona të darkës ishin shfaqur problemet që e detyruan që të shkonte në spital, për të marrë një mjekim. Minutat kalon dhe gjendja përkeqësohej pasi sëmundja avanconte në kushte që nuk po luftohej me asnjë mjekim ,pasi distanca për të shkuar në QSUT ishte gati 15 minuta.  Rreth orës 1:30 të natës mbërritën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Megjithë urgjencën e rastit pacientja na tregoi se mjekja u vonua thuajse një gjysmë ore për të ardhur. Gjatë kësaj kohe për të u kujdes sanitarja e cila edhe pse përpiqej për ta ndihmuar, nuk mund të jepte shumë ndihmë. “Gjendja po përkeqësohej, por përsëri asnjë bluzë e bardhë nuk dukej në horizont”, na tregoi pacientja J.C.  Pas 30 minutash nga mbërritja, mjekja më në fund erdhi, por pacienti na shprehu shqetësime për sjelljen e saj, e cila sipas saj ishte shumë arrogante. Pyetja e parë që ajo bëri infermierja ishte: Ku ke pirë?  Pacientja na tregoi se i kishte shpjeguar infermieres që ishte helmuar më ushqim , dhe nuk ishte e dehur duke i kërkuar që ta ndihmonte.

Infermierja u largua për tu rikthyer përsëri me antbiotikun dhe serumin. Pacientja tha se edhe pse u vu re një përtesë nga ana e infermieres, shërbim u mor edhe pse me vonesë. Pasi kishte bërë serumin dhe gjendja e saj ishte përmirësuar, përsëri asnjë mjek nuk shkoi për ta kontrolluar. Pas kishte kaluar më shumë se dy orë, një infermiere kishte shkuar për të kontrolluar gjendjen e saj. Nga ekzaminimi kishte rezultuar që pacintja J.C. nuk kishte më probleme, dhe mund të largohej. Por para largimit, ajo duhej të merrte disa medikamente për tu siguruar që gjendja e saj do të stabilizohej më shumë. Por bari që duhej për të kuruar helmimin kishte gati një javë që nuk gjendej më në QSUT, pasi kishte mungesa në furnizim.

Shumë pacientë që kishin të njëjtin problem nuk ishin mjekuar për një javë rresht me këtë medikanet dhe mjekët kishin gjetur zgjidhjen më një ilaç të ngjashëm që nuk kishte të njëjtin efekt. Por problemet me pacientet J.C. nuk mbaruan këtu, pasi ajo tha për “Standard” se nëse duhej që të merrje shërbimin nga një infermier duhej që ta korruptoje ose ndryshe duhej të zgjidhje të vdisje. Përpara se mjeku të të jepte recetën që duhej të kuroheshe në ditën në vijim, duhet të merrte “haraçin” 500 lekësh.  Ajo na tregoi se edhe pse nuk donte që ti jepte lekë për të marrë recetën, përsëri u detyrua që ta korruptonte. Pas një kalvari të gjatë me probleme dhe shumë peripecish më në fund pacientja J.C mori shërbimet e nevojshme, edhe pse në këtë mes nuk mungoi ryshfeti.  Ndërkohë disa raste të tjera që janë denoncuar në media dhe në prokurori janë marrë në ndjekje nga organet përkatëse dhe kanë marrë dënimin nga gjykata. Në vitin që lamë pas janë dënuar 12 mjekë dhe gjatë hetimeve është vërtetuar se kanë kryer korrupsion.

14795727_1262648193786437_616374042_o 14808899_1262647657119824_2001707922_o

Infrastuktura

Spitalet ende me mure dhe tavane me lagështirë

Gjatë një vëzhgimi të kryer në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kemi konstatuar se infrastruktura është ende një problem madhor që shqetëson të gjithë. Edhe pse tre vite më parë qeveria mori disa reforma dhe nisi kryerjen e investimeve për të përmirësuar infrastrukturën ,përsëri gjendja është e njëjtë dhe në shumë raste është përkeqësuar.  Në QSUT edhe pse janë kryer investime për të përmirësuar kushtet, përsëri muret ishin të pushtuara nga lagështira. Nëpërmjet fotove do ju tregojmë gjendjen që ndodhen sot spitalet në Qendrën Spitalore Universitarë “Nënë Tereza”.

Përveç spitalit Onkologjik  i cili është përfshirë në një rikonstruksion pothuajse të plotë (por përsëri edhe këtu ka probleme) të gjithë spitalet e tjerë ishin në gjendje të mjerueshme. Ministria e Shëndetësisë edhe pse duhet të plotësoj disa kritere të pastërtisë në spitale,  përsëri godinat dukeshin sikur ishin thjesht të pabanuara, por e kuptoje që brenda tyre kishte pacient kur ata dilnin në ballkon për tu qetësuar. Me mure të plasaritur dhe lagështirë në të gjithë hapësirën e jashtme janë të gjitha ndërtesat që shërbejnë për të kuruar njerëzit në QSUT.  Nëse do të veprohej sipas ligjeve dhe kritereve këto godina do të dilnin jashtë përdorimit për mungesë të kushteve higjenosanitare.

Për të përmirësuar sado pak kushtet në spitale ishte menduar që të behej një suvatim i tyre, që kishte nisur të implementohej në disa pjesë të vogle. Por këto punime përveç që nuk sillnin asnjë përmirësim, shqetësonin edhe pacientë, pasi krijohej zhurmë gjatë punimeve. Një pacient me inicialet S.D që u prononcua për “Standard” tha se kishte 4 ditë i shtruar në spital. Nga punimet që kryheshin ai tha se ishte shqetësuar shumë pasi dëgjonte zhurma në orë të caktuara që vinin nga punimet. Sipas tij këto zhurma të krijuara nga punëtorët e kishin shqetësuar shumë. Edhe pse ishte munduar që të ngrinte si problem këtë çështje ,përsëri fjalët e tij kishin shkuar në vesh të shurdhët.

Një tjerët paciente e cila kishte qenë e shtruar për një periudhë të shkurtër na tregoi se gjendja e cila shikohej nga jashtë ishte edhe brenda. Ajo tha se muret dhe tavani në dhomën ku ajo kishte qenë e shtrua ishte plot me lagështirë  dhe përbënte një problem të madh për të dhe sëmurët e tjerë në spital.

Marrja e ilacëve pa recetë në farmaci

Një problem tjetër që është shumë shqetësues në vendin tonë, ka të bëjë me barnat të cilat merren lehtësisht në farmaci pa recetë.  Shumë medikamente nuk duhet të jepen nëse pacienti nuk shfaqet me një recetë në dorë. Por farmacitë në Shqipëri e shkelin këtë ligj duke dhënë çfarë do lloj ilaçi, edhe nëse nuk ke një recetë.  Gjatë  një investigim  të kryer në disa farmaci afër qendrës së Tiranës, kemi vënë re se marrja e një ilaçi  është shumë e lehtë. Për të provuar shkuam me ilaçin e përmendur më sipër  B-CLOMPEX, i cili jepet vetëm me rekomandim të mjekut. Por farmacistja u tregua e sjellshëm dhe zemër mirë, duke ma ofruar edhe pse nuk i lejohet.  Por ky ilaç në javët e fundit nuk është gjendur në farmaci pasi ka pasur mungesa.  Por për tu bindur shkova në farmaci me justifikim se kishim dhimbje stomaku dhe kërkuam një ilaç që të ishte sa më i fortë për të pushuar dhimbjet. Farmacisti pa nguruar më sugjeroi një ilaç i cili në paketim shkuante: Nuk përdoret pa recetën e mjekut!  Por për farmacistët  nuk ndryshoi asgjë, sepse në fund farmacia përveç se profesion është edhe biznes. Por kur farmacistët mesuan se kishin  të bënin me një  investgim, dhanë këtë përgjigje: Do punojmë nuk mund të mbyllim biznesin, për faj të pacientëve që nuk kanë receta.   Por nga neglizhenca e farmacistëve në punën e tyre, ka bërë që shumë pacientëve tu përkeqësohet sëmundja, dhe në disa raste të tjera edhe të humbasin jetën.

Ilaçet më lirë?!

Edhe pse ende në spitale çdo ditë përballemi me shumë probleme, një nga gjërat që ministria mburret është ulja e çmimeve të barnave.  Ka më shumë se një vit që shqiptarët kursejnë për të blerë ilaçe, pasi çmimi i barnave sipas ministrisë është ulur me 25%.  Para disa kohësh është publikuar një listë me medikamentesh, çmimi i të cilave do te zbresë, një ulje qe fillon nga 33% dhe shkon deri ne 65% krahasuar me vitin 2013. Këto masa janë pjese e strategjisë se Ministrisë se Shendetësisë për te bere  te mundur qe shërbimet e kujdesit shëndetësor te kushtojnë me pak pasi ka  hyrë në fuqi heqja e TVSH mbi barnat, ndërkohë qe  po gjatë vitit të kaluar, lista e barnave të rimbursueshme u zgjerua me 55 të reja. Shpesh disa nga barnat që janë në listën e rimbursimit dhe që merren falas nga disa kategori të popullatës, si pensionistët,  thuhet  se nuk kanë cilësi. Por, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka theksuar se ulja e çmimeve nuk ka prekur aspak cilësinë pasi është rritur numri i barnave patentë që hyjnë në tregun farmaceutik. Lista e re e barnave të rimbursueshme përmban 308 principe aktive .Ndërkohë, pjesë e listës janë dhe disa medikamente tabletë apo shiringa të parapërgatitura  që mund të merren në shtëpi nga të sëmurët me probleme tumorale si dhe 6 citostatike, të cilat rëndonin xhepin e këtyre  pacientëve.

14803184_1262918993759357_22462942_o

Urgjencat kombëtare, por ende përdoren mjetet e vjetra

Për të përmirësuar më shumë shërbimin e  Urgjencës dhe për tu afruar  standardeve Europiane ministri Ilir Beqaj dhe kryeministri Edi Rama, inaguruan qendrën kombëtare duke premtuar rritje të cilësisë të shërbimit.  “Shërbimi i ri i Urgjencës Mjekësore ka kaluar në një fazë të re me ngritjen e Qendrës Kombëtare të Urgjencës, nga ku do të koordinohen urgjencat mjekësore në të gjithë territorin. Në godinën e re, ku janë investuar 143 milionë lekë për ndërtimin dhe pajisjet teknologjike, do të instalohet sistemi dixhital i marrjes së urgjencave të çdo lloji dhe përgjigjes në kohë reale, nëpërmjet një numri telefonik të unifikuar, pa pagesë. Shërbimi i ri i qendërzuar zëvendëson sistemin e urgjencës deri më sot të decentralizuar, i cili nuk arrinte t’i plotësonte kërkesat e qytetarëve për këtë shërbim. Shërbimi i ri i Urgjencës synon arritjen e standardeve europiane, përdorimin me sa më efikasitet i mjeteve dhe personelit në territor. Sistemi i  ri dixhital do të jete i lidhur me një ekran ku do të shfaqet harta e Shqipërisë dhe vendndodhja e çdo autoambulance, duke ndjekur në kohë reale lëvizjen e tyre. Një personal prej 90 specialistë dhe një flotë prej 140 autoambulancash do të jenë në shërbim çdo ditë, 24 orë”, theksoi pak kohë më parë ministri.  Por edhe pse është kryer ky investim përsëri në rrugët e kryeqytetit shohim përditë ambulanca të cilat janë jashtë të gjitha kushteve.  Vjetërsia e makinave dhe tymi që ato nxjerrin nuk plotësojnë asnjë kusht. Por për të treguar se është investuar shpesh shikon edhe ambulanca me standarde të larta duke transportuar pacientë.

 

 

Loading...

Lini nje pergjigje