Nikolin Jaka “kërcënon” politikën: Bëni detyrën për të cilën ju paguajmë

0
390

Biznesi i kërkon politikës të justifikojë pagën dhe të plotësojë të gjitha detyrimet që ka ndaj tyre. Apeli vjen nga kreu i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, i cili tha se klasa politike paguhet me taksat e biznesit dhe sipas tij ajo çdo ligj që duhet të miratojë duhet ta konsultojë me biznesin, duke i kujtuar detyrimin ligjor të informimit.

“Ne duhet të ndërgjegjësohemi tamam sesi duhet të na shërbejë klasa politike, dhe kur them klasë politike nuk them vetëm mazhorancë. Klasa politike janë të gjithë ata të cilët paguhen nga xhepat tanë. Janë të gjithë ata që paguhen nga djersa jonë, është mazhorancë dhe opozitë, janë të gjithë ata që përfitojnë në mënyrë ligjore pagën e tyre pa dhënë asnjë kontribut dhe kontributi i vetëm i tyre është ti shërbëjnë qytetarëve dhe sipërmarrësve shqiptarë. A ndodh kjo? Ky është një debat që duhet ta trajtojmë me kujde, me një oponencë dhe profesionalitet në mënyrë që të ruhet identieti dhe mos cënohet integriteti i askujt.

Por nga ana tjetër duhet që të drejtat dhe detyrimet që ata kanë ndaj shtresave të caktuara të shoqërisë ti përmbushin ashtu siç duhet. Edhe sa kohë do ja besojmë ne që konsultimet dhe dialogun për ligjet e rëndësishme që varet ekonomia dhe e ardhmja jonë, njerëzve që nuk kanë dijeni? Edhe sa kohë do tolerojmë ne mungesën e dialogut dhe të informimit publik? Edhe sa kohë duhet të durojmë ne kur ka një ligj që duhet të zbatohet, por nuk zbatohet? Unë mendoj që binomi më i mirë dhe më efikas është shoqëri civile-sipërmarrje private”- tha Nikolin Jaka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here