Mamurras, zbulohen 15 thasë me kanabis

0
179

Një magazinë plot me drogë është zbuluar në qytetin e Mamurrasit. Rreth 700 kg kanabis e futur në 15 thasë është gjetur në një magazinë në ish-ndërmarrjen e grumbullimit. Dhjetëra forca policie kanë marrë pjesë në operacion, mes tyre Forcat Speciale nga Tirana, Forcat Operacionale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Sipas burimeve nga Policia e Kurbinit janë ndaluar deri në këto momente 5 persona, ndër ta edhe pronari i lëndës narkotike, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Të arrestuarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë në Lezhë e prej andej tek Krimet e Rënda në Tiranë. Kontrollet vijojnë në banesat e elementëve të dyshuar për veprimtari të tilla antiligjore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here