Standard.al

Gati emisioni që zëvendëson “6 ditë pa Ermalin” (Video)

0

Largimi i Ermal Mamaqit nga kanali “T” duket se nuk i la duarkryq drejtuesit e platformës Digitalb. Menjëherë ata u kujdesën të gjejnë një tjetër aktor që të zëvendësonte personazhin e dashur, i cili tashmë shfaqet në Tv Klan me “Xing”.

Elvis Pupa, një nga komikët më të pëlqyer të Portokallisë u zgjodh për të vazhduar mbrëmjet e përjavëshme me humor në Digitalb. Pasardhësi i Ermal Mamaqit duket se tashmë është gati, vetëm se ndryshe nga sa u tha më herët, emisioni i tij nuk do të quhet “6 ditë pa Vis Pupën” por “M’fal për shprehjen”. Promo e realizuar për këtë program ka filluar të transmetohet por pa saktësuar ditën dhe orën e transmetimit. Mbetet për t’u parë nëse ata do t’i qëndrojnë besnik të premtes kur edhe “6 ditë pa Emralin” rivalizonte Çanin me “Zonë e Lirë”.

Video:

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.