“Fast and Furious” në rrugët e Tiranës, arrestohen 9 të rinj garues

0
180

Policia zbardh detaje nga ndalimi i 9 personave, që u kapën teksa bënin gara me makina me njëri-tjetrin, pa marrë parasysh rrezikun që u kanosej, atyre, kalimtarëve apo edhe pa llogaritur se ishin në shkelje të ligjit. Policia njofton se ndalimi i 9 drejtuesve të automjeteve të tipave të ndryshëm është bërë pas aventurës së tyre në Unazën e Madhe, nga Mbikalimi tek Kopshti Zologjik, në drejtim të një qendre tregtare, si edhe në Sheshin “Nënë Tereza”. “Ata janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi” thotë policia.

http://www.dailymotion.com/video/x4yznu6_fast-and-furious-ne-rruget-e-tiranes_news

Mjetet dhe drejtuesit e ndaluar

– Volksëagen, me drejtues shtetasin Joni E.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Ilia. V.

Tek Sheshi “Nënë Tereza”, janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi si dhe duke bërë “Drift”, mjetet,

– Honda, me drejtues shtetasin Alban Z

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Klajdi K.

– BMW, me drejtues shtetasin Artur T.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Albert M.

– Nissan, me drejtues shtetasin Ledon N.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Skerdi A.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Ledio P. Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentët verifikues me masë administrative plotësuese, njofton policia. Këta drejtues mjetesh, janë bërë rrezik për drejtuesit e tjerë si dhe përdorues të tjerë të rrugës të cilët përdorin rrugët e Tiranës, gjithashtu dhe shqetësim për banorët e zonës.

Mjetet janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, disa prej tyre do ti nënshtrohen ekzaminimeve teknike,pasi dyshohen të kenë bërë modifikime (ndryshime konstruktive) në sistemin e shpejtësise dhe pamjes së jashtme (mjete sportive).

97 89 79 69 511 417 242 179

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here