Dëshmia e noteres kundër Shullazit: Më erdhi në zyrë me 15 vetë

0
216

Në fashikujt e saj të hetimit ndaj grupit të Emiljano Shullazit, Prokuroria ka administruar si provë edhe dëshminë e noteres para së cilës është firmosur kontrata e dhurimit të 30% të hotel “Vollgës”, nga biznesmeni Ylvi Beqja. Noterja ka treguar me detaje momentin kur Emiljano Shullazi, sëbashku me 15 djem të tjerë, rreth orës 09:00 të darkës kishte shkuar të merrte çertifikaten e pronësisë, e cila kishte dalë nga Hipoteka. Ajo ka treguar edhe kur janë nënshkruar kontratat mes Shullazit dhe Ylvi Beqajt.

Disa makina kishin shkuar atë ditë perpara zyrës së saj dhe në to ishin rreth 15 persona. Sipas saj, në kohën kur janë nënshkruar kontratat, qepeni i zyrës së saj është ulur deri në mometin kur është përfunduar puna dhe prona kaloi në emër të Shullazit. Noterja ka sqaruar se për çdo veprim të sajin ka njoftuar Ylvi Beqajn, por biznesmeni mesohet t’i ketë thënë se nuk ka çfarë të bëjë, raporton Tv Klan.

Ndërsa në dëshminë e tij vetë biznesmeni ka pranuar se është kërcënuar me një armë në bark nga Shullazi në kohën kur ishte në zyrën e noteres. Pas këtij momenti, ai u detyrua t’i jepte Shullazit 30 % të ish – hotelit dhe 550 mijë euro, të cilat i kishte fituar nga shitja e një të tretës së hotelit, familjes Kodra

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here