Ben Blushi ‘godet’Ramën, por nuk përjashton koalicionin me Metën

0
196

Deputeti i larguar nga Partia Socialiste, Ben Blushi i ka “shkelur syrin” Ilir Metës duke lënë të hapur mundësinë e një koalicioni me LSI-në në zgjedhjet e 2017.

Duke folur për partinë e tij të re që pritet ta zyrtarizojë brenda disa javësh, Blushi deklaroi në emisionin “Studio e Hapur” se nuk ka asnjë plan për koalicionet që do të bëjë në 2017, por nuk ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me LSI.

Por, kjo sipas tij me një kusht të vetëm, që Meta të mos jetë me Edi Ramën. Për këtë të fundit u shpreh se “nuk fluturon fare në horizontin e tij”, duke përjashtuar kategorikisht një koalicion me PS.

“Nëse është me Edi Ramën, nuk fluturon as ai para horizontit tim”, the Blushi për mundësinë e një koalicioni me LSI-në e Ilir Metës.

Ben Blushi ka treguar edhe një dallim mes PS dhe LSI. Në këtë të fundit, u shpreh deputeti, zhvillohen zgjedhje të brendshme.

“Rilindja nuk pranon që ta zgjedhë kryetarin, kurse LSI pranon që ta zgjedhë kandidatin e kryetarit”, theksoi Ben Blushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here