Ben Blushi: Edi Rama prej punëve të mia është aty ku është…

0
197

Ish-deputeti i PS-së, Ben Blushi ka folur ditën e sotme te “Studio e Hapur” e Eni Vasilit për largimin nga PS-ja.

Ai tha se shkaku kryesor që u largua nga PS-ja ishte mohimi i të drejtës për të kandiduar në garë për zgjedhjet për kreun e PS-së.

Blushi iu përgjigj kryeministrit Rama, i cili në të njëjtën studio e cilësoi Ben Blushin si shkrimtar që s’ka bërë asnjë punë.

“Edi Rama s’ka kapacitet të vlerësojë punët që kam bërë unë. Një nga këto punë që unë kam bërë i ka prirë Edi Ramës. Sepse për shkakun tim është aty ku është”, tha Blushi.

“Ai është sovjetik, që mendon se edhe librat e një shkrimtari janë pronë e partisë”, vijoi Blushi.

INTERVISTA

Eni Vasili: Një javë më parë këtu ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që bëri edhe artikulimin e tij të parë në lidhje me largimin tuaj nga Partia Socialiste. Nuk e di nëse e keni ndjekur? Nëse jo unë po e ritransmetoj… Në vazhdim ju thatë që po përgatisnit dy libra, një për errësirën dhe një për dritën. Cila është errësira dhe cila është drita?

Ben Blushi: Në radhë të parë po them se jam këtu, jam këtu për shkak se bashkë me një kolegen time deputete, por dhe me shumë të tjerë kemi vendosur të dalim nga Rilindja, të dalim jo vetëm “de fakto” por edhe “de juro”, për arsye që nuk vareshin nga unë dhe zonja Hafizi, ne vendosëm të divorcoheshim me një parti ku kishim qenë për 20 vite në kushtet kur ajo pushoi së qeni një parti demokratike, në të cilën hyn me vullnet të lirë për sa kohë beson tek një program dhe tek njerëzit që janë aty. Në rastin tonë ky besim u shua me kalimin e kohës. Dua të kujtoj që nën poshtërimin e Rilindjes dhe me një kërkesë meskine dhe frikacake të Edi Ramës u mor vendim personal për mua meskin për të më hequr të drejtën e garës. Kjo ndodhi 6 muaj më parë. Partia më e madhe në Shqipëri u mblodh për të vendosur se Ben Blushi nuk ka të drejtë të garojë për kryetarin e Partisë Socialiste.

Eni Vasili: Kemi qenë në këtë studio kemi folur gjatë…

Ben Blushi: Po kjo është një nga arsyet më themelore që vendosa të iki, çka nuk ka ndodhur kurrë, që një parti të marrë vendim që dikush nuk ka të drejtë gare.

Eni Vasili: Opinionin e kryeministrit e dëgjuat. Çfarë mendoni, e pyeta për largimin tuaj, tha s’keni bërë asnjë punë…

Ben Blushi: Edi Rama nuk ka kapacitetin për të vlerësuar punët me të cilat unë jam marrë, por sigurisht një nga punët që unë kam bërë është fakti që është aty ku është . Kjo është e vërtetë.

Eni Vasili: Që do të thotë?

Ben Blushi: Një nga punët që unë kam bërë në jetë i ka prirë si të thuash Edi Ramës, sepse edhe për shkakun tim është aty ku është edhe në politikë edhe si kryetari i PS. Nuk ka kapacitet për të vlerësuar këtë gjë dhe unë nuk dua t’i hy këtij debati. Nuk kam asnjë interes të bëj debat me anëtarët e Rilindjes, por diçka sigurisht mund ta them. Dikur kur e pashë thashë me vetë çfarë sovjetiku është ky, që mendon edhe se librat e një shkrimtari janë produkt i partisë. Se këtë mendon. Vetëm në kohën e Partisë së Punës ata që drejtonin këto idiotësira thoshin shkrimtarët janë produkt i partisë. Kështu foli edhe Edi Rama, sigurisht është një njeri shumë i vjetër. Unë kam dalë për ta mundur atë dhe të gjithë ata që janë si ai. Është tmerrësisht i vjetër ka 18 vite në politikë dhe kam përshtypjen është duke na lodhur të gjithëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here