Zbulohet raporti/ Abuzim me miliona euro tek Dogana. Emrat që kërkohen të largohen për shkelje

3

kamionet-e-kosoves-dogana-704x400 dogan-kamion

Loading...

–   Mos vallë Edi Rama, pas Fondit Monetar, kërkon të syrgjynosë edhe Kontrollin e Lartë të Shtetit që konstaton skandalin e radhës?…

Ervin Kaduku

Dy ditë më parë, “Standard” publikoi disa investigime, që kishin të bënin me synimin e qeverisë shqiptare për të distancuar Fondin Monetar Ndërkombëtar në rolin e thjeshtë të një vëzhguesi “të jashtëm”. Pas notave tejet negative, të dhëna kohët e fundit nga ky institucion ndërkombëtar për administratën fiskale shqiptare, kjo ishte një gjë e pritshme, pasi Rama arriti të thithë një shifër prej 370 milionë eurosh si kredi nga FMN.

Por, nuk janë vetëm institucionet e huaja ato që konstatojnë shkelje skandaloze të ligjeve të shtetit në punën e administratës në vartësi të ministrisë së Financave. Kështu, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, audituesi suprem i parave të taksapaguesve shqiptarë, ka hartuar javët e fundit një raport lidhur me shkelje e abuzime voluminoze në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe në degët e saj në rajonet e ndyrshme të vendit. Sa më poshtë, vijon raporti i KLSH i Auditimit “Mbi përputhshmërinë e veprimtarisë së DPD-së me kriteret dhe kërkesat e kuadrit rregullator në fuqi”, për periudhën nga 1 janari 2015 deri në fund të vitit të kaluar.

Raporti

Nga auditimi mbi zbatimin e detyrave të lëna nga auditimet e mëparshme, për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe detyrave të përbashkëta për zbatim midis Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe strukturave të varësisë së saj, del se

– Nga 25 “Masa organizative”, të rekomanduara nga KLSH, janë zbatuar plotësisht 10 “Masa organizative”, nuk janë zbatuar 11 “Masa organizative” dhe janë në proces zbatimi 4 “Masa organizative”.

– Nga 11 masa “Shpërblim dëmi”, të rekomanduara nga KLSH në vlerën 152,405,100 lekë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka marrë në shqyrtim dhe ka zbatuar plotësisht 7 “Masa shpërblim dëmi”, si dhe ka marrë në konsideratë pjesërisht 4 masa “Shpërblim Dëmi” duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore për arkëtimin e tyre në shumën totale 6,570,173 lekë, ndërkohë që nuk ka nxjerrë akte administrative për zbatimin dhe kontabilizimin e dëmit të rekomanduar për 4 “Masa shpërblim dëmi” për vlerën 145,834,927 lekë.

– Është rekomanduar 1 “Masë administrative” e cila rezulton e zbatuar pjesërisht.

– Nga 8 “Masa Disiplinore” të rekomanduara rezulton se, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka zbatuar “Masa disiplinore” për 4 punonjës dhe nuk ka filluar asnjë procedim disiplinor për 4 punonjës.

Nga auditimi mbi funksionimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe konkretisht, vlerësimit të 5 komponentëve të kontrollit të brendshëm, ka rezultuar se:

– Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka hartuar Strategjinë e riskut; gjatë vitit 2015, Grupi i menaxhimit Strategjik nuk ka funksionuar, pasi nuk është mbledhur asnjëherë (nga 4 herë të detyrueshme), për të diskutuar rreth evidentimit të risqeve të reja, për të analizuar dhe rivlerësuar ato, si faktorë që ndikojnë ndjeshëm në arritjen e objektivave;

– Titullari i institucionit, nuk e ka luajtur rolin e koordinatorit të riskut dhe as nuk e ka deleguar këtë kompetencë, rol i cili ka një rëndësi të veçantë në koordinimin e problematikave në lidhje me evidentimin e riskut, rishikimin e tij gjatë vitit, hartimin e regjistrit të riskut, si dhe marrjen e masave dhe procedurave shtesë për minimizimin e tij në nivel DPD-je.

Nga auditimi mbi funksionimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe konkretisht, vlerësimit të 5 komponentëve të kontrollit të brendshëm, ka rezultuar se

– Nga Auditimi i Brendshëm, nuk është audituar në drejtim të monitorimit të riskut në DPD, si një prej dy metodave kryesore të këtij procesi, si dhe nuk janë vendosur rregulla të brendshme të miratuara për monitorimin e sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit, ku të specifikohet periodiciteti i verifikimit të këtyre sistemeve, si dhe procedurat për marrjen e masave riparuese;

– Nuk është kryer nga Auditimi i Brendshëm asnjë vlerësim mbi funksionimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm në DPD. Për rrjedhojë nuk ka raportime tek Nëpunësi Autorizues e më tej, tek titullari mbi mënyrën e funksionimit të sistemeve të kontrollit të brendshëm në DPD. Titullari i institucionit nuk e ka angazhuar dhe dhënë rolin e duhur Drejtorisë së Auditit të Brendshëm, mbi auditimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm në DPD, gjë e cila do ti jepte siguri të arsyeshme stafit të lartë drejtues mbi mënyrën e menaxhimit të fondeve publike nga administrata doganore.

Nga auditimi mbi funksionimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe konkretisht, vlerësimit të 5 komponentëve të kontrollit të brendshëm, si dhe nga auditimi mbi funksionimin e disa departamenteve dhe drejtorive operacionale gjatë vitit 2015, ka rezultuar se

– Nuk janë hartuar hartat e proceseve të punës (sipas shtojcës 3 të Manualit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit);

– Nuk janë përcaktuar të gjurmët e auditimit (shtojca 5 e Manualit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit);

Nga audimi në lidhje me ligjshmërinë e saktësinë e ngjarjeve të kryera nëpërmjet arkës në valutë u konstatuan, mangësi e shkelje në drejtim të rregullshmërisë së pagesave të likuiduara, për punonjësit e dërguar me shërbim jashtë vendit, pa miratim nga titullari institucionit qendror, pa dokumentacion shoqërues e justifikues, ose me situacion shpenzimi të përbashkët, si dhe jo menjëherë pas përfundimit të shërbimit

Nga auditimi në lidhje me ligjshmërinë dhe saktësinë e pagesave të kryera me veprimet nëpërmjet bankës, për shpenzimet e blerjeve të vogla dhe me emergjencë u konstatuan mangësi e shkelje në drejtim të rregullshmërisë së pagesave të kryera për blerjet e vogla.

Nga auditimi në lidhje me ligjshmërinë dhe saktësinë e pagesave të kryera me veprimet nëpërmjet bankës, për shpenzimet në pagesat e kryera për trajtim financiar të punonjësve të dërguar me shërbim, dieta ditore, udhëtim e fjetje në hotel jashtë qendrës së punës brenda vendit, për periudhën e përzgjedhur për auditim janë përllogaritur e përfituar në kundërshtim me VKM nr. 997, datë 10.12.2010 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë qendrës së punës, brenda vendit”.

Sipas KLSH, vlerësimi i sistemeve të kontrollit të brendshëm në subjektet e audituara nga Doganat nuk ka qenë në koherencë me gjetjet dhe mangësitë e konsiderueshme të rezultuara në këto auditime.

Nga auditimi ka rezultuar se, gjatë konstatimit të shkeljeve doganore në fushën e akcizës, në rastet kur janë evidentuar diferenca në mungesë të mallrave në magazinat fiskale të depozituesve të miratuar, nuk janë llogaritur dhe evidentuar detyrimet mbi TVSH-në që lidhen me vlerën e këtyre mallrave të munguar

Nga auditimi ka rezultuar se, gjatë konstatimit të shkeljeve doganore që cilësohen si kontrabandë, nuk është kërkuar sekuestrimi i mallrave objekt kontrabande. Nga Drejtoria e Hetimit pranë Departamentit Operativ Hetimor, gjatë hetimit të shkeljeve doganore që janë cilësuar si kontrabandë që lidhen me subjektet “X” dhe “Y”, nuk janë kryer veprime të plota hetimore, si dhe nuk janë paguar të gjitha detyrimet doganore sipas kushtit të “Zgjidhjes administrative të kontrabandës” në zbatim të udhëzimit nr. 4 datë 30.09.1999, “Mbi zbatimin e dispozitave të parashikuara në pjesën VIII të Kodit Doganor” dhe nenit 291 të Kodit Doganor në RSH.

????????????????????????????????????

Prokurimet

Në të gjithë tenderat e zhvilluar në vitin 2015 në Dogana, përllogaritjet e vlerës limit të njoftimit të kontratës (fondi limit), nuk janë argumentuar në asnjë rast me dokumentacion përkatës, si dhe në rastet kur është cilësuar se çmimet janë marrë nga realizimi kontratave viti kaluar, bashkëlidhur ka vetëm oferta të shoqërisë pa lënë gjurmë në se kjo ofertë i takon kontratës së fituesit të tenderit në vitin referues. Edhe kur përcaktimi i vlerave limit është bërë me argumentim nga studimi i tregut, u konstatua mos dokumentimi i rregullt, si për shkresat dërguar kompanive për të dërguar oferta, ashtu dhe në përgjigjet e dhëna nga këto shoqëri, si dhe më e rëndësishmja është se asnjë nga ofertat e paraqitura, nuk ishte protokolluar në AK. Gjithashtu, në procesverbalet e hartuara nga grupet e punës nuk ka gjurmë për kryerje të veprimeve aritmetikore për fiksimin e vlerave limit të njoftimit të kontratës, si minimale, mesatare apo maksimale

Dëmshpërblimet

KLSH kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Tiranë që të kryhet kontabilizimi dhe të kërkohet në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe procedurat e tjera në të gjitha shkallët e gjykimit, me qëllim kërkimin për shpërblimin e dëmit në vlerat prej 91,274,257 lekë, të cilat në mënyrë analitike si më poshtë:

  1. Në 76 raste, është shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 88,578,109 lekë, nga “Drejtoria e Antikontrabandës” në vlerën 1,663,386 lekë, “Drejtoria e Hetimit” ne vlerën 72,120,750 lekë, si dhe “Drejtoria e Kontrollit Paszhdoganimit” në vlerën 14,793,973 lekë
  2. Në 37 raste, është shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 763,670 lekë. Këto janë përfituar duke kryer padrejtësisht pagesa më tepër, pa dokumente shoqëruese justifikuese, nga trajtimi financiar i punonjësve të aparatit të DPD të dërguar me shërbim brenda vendit, jashtë qendrës së punës, Gjithashtu, janë përfituar e kryer pagesa padrejtësisht më tepër në valutë, pa dokumente shoqëruese justifikuese, përllogaritje të gabuara, apo paradhënie të pa kthyera, nga trajtimi financiar i punonjësve të aparatit të DPD, të dërguar me shërbim jashtë vendit

Masa disiplinore

KLSH ka kërkuar të urdhërohet menjëherë fillimi i procedurave përkatëse për shqyrtimin dhe dhënien e masave përkatëse, si më poshtë:

“Largim nga shërbimi civil”, për nëpunësin civil: E. D, me detyrë Përgjegjës i Zyrës Peshore/Pike Kontrolli, në pikën doganore Goricë-Korçë, në cilësinë e ish. specialistit në Drejtorinë e Kontrollit Paszhdoganimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave

“Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet” deri në “largim nga shërbimi civil”, për nëpunësit civilë: S A, me detyrë specialist i aposteriorit, në Degën Doganore Durrës, në cilësinë e ish. specialistit të Drejtorisë së Kontrollit Paszhdoganimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave; E K, me detyrë Doganier i Zyrës së Klasifikim/Vlerësim/Kontroll fizik, në Degën Doganore Gjirokastër, në cilësinë e ish. Drejtorit të Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave; K N, me detyrë Përgjegjës i Zyrës së Klasifikimit/Vlerësimit, në pikën doganore Sarandë, në cilësinë e ish. Kryetarit të Degës Doganore Tre Urat, Përmet;

“Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet”, si më poshtë:

  1. Në cilësinë anëtarit të grupeve të punës, për hartimin e specifikimeve teknike e përllogaritjen e argumentimin e njoftimit të vlerës së kontratës (fondi limit), të ngritur me urdhra të veçantë nga titullari Autroritetit Kontraktor, për procedurat e prokurimit (Blerje karburanti për automjete, Mirëmbajtja e pajisjeve të kontrollit, skanerat, Blerje pjesë këmbimi për mjetet e transportit të DPD, Mirëmbajtja e sistemit të peshimit dhe Mirëmbajtja e pajisjeve të kontrollit, skanerat), për nëpunësit civilë: Sh C, E L, S A, G D, L K, S I

“Mbajtje deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj, për nëpunësit civilë:

A H, me detyrë Komandant Grupi i Drejtorisë së Antikontrabandës dhe Rikuperimit me Forcë të Borxhit Doganor.

E K, me detyrë detyrë Komandant Grupi i Drejtorisë së Antikontrabandës dhe Rikuperimit me Forcë të Borxhit Doganor.

A F, me detyrë detyrë Komandant Grupi i Drejtorisë së Antikontrabandës dhe Rikuperimit me Forcë të Borxhit Doganor.

A U, me detyrë Inspektor i Drejtorisë së Antikontrabandës dhe Rikuperimit me Forcë të Borxhit Doganor.

P T, me detyrë Inspektor i Drejtorisë së Antikontrabandës dhe Rikuperimit me Forcë të Borxhit Doganor.

M C, me detyrë detyrë Inspektor i Drejtorisë së Antikontrabandës dhe Rikuperimit me Forcë të Borxhit Doganor.

J M, me detyrë detyrë Inspektor i Drejtorisë së Antikontrabandës dhe Rikuperimit me Forcë të Borxhit Doganor.

I Z, me detyrë detyrë Inspektor i Drejtorisë së Antikontrabandës dhe Rikuperimit me Forcë të Borxhit Doganor.

“Mbajtje deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj”, për nëpunësit civilë: Th N, me detyrë specialist i Drejtorisë së Kontrollit Paszhdoganimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave; K. M, me detyrë specialist hetues pranë Drejtorisë së Hetimit në Departamentin Operativ-Hetimor.

puse-nafte

Dështon një tjetër koncesion nafte

Dy vendburimet e naftës dhe gazit në Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul do t’i rikthehen në administrim qeverisë shqiptare. Kompania shtetërore e naftës Albpetrol ka njoftuar koncesionarin TransAtlantic Albania për mbylljen e njëanshme të marrëveshjeve hidrokarbure për këto vendburime të rëndësishme të nëntokës shqiptare. Në mars të këtij viti, Albpetrol njoftoi kompaninë se nuk kishte përmbushur detyrimet ndaj shtetit shqiptar dhe në zbatim të marrëveshjes hidrokarbure paralajmëronte me nisjen e procedurave të prishjes së kontratës në mungesë reagimi. Detyrimet që TransAtlantic Albania ka ndaj kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol arrijnë në rreth 20 milionë dollarë, borxh ky i krijuar përgjatë viteve 2007-2013 nga operimi i kësaj marrëveshjeje hidrokarbure. Për periudhën prill 2015-gusht 2016, llogaritë bankare, pasuritë e paluajtshme dhe aktivet e tjera të regjistruara të TransAtlantic rezultojnë të bllokuara në masën 100% nga ana e Përmbaruesve Gjyqësorë në kuadër të ekzekutimit të detyrimeve të ndryshme të kësaj kompanie nga të tretët.

Referuar vendburimit të Cakran-Mollajt, konstatohet se për vitin 2015, realizimi faktik i investimeve është në masën 5% krahasuar me Planin e Zhvillimit dhe në masën 1% krahasuar me Planin e Punës e Buxhetin e vitit 2015. Ndërkaq, për 3-mujorin e parë 2016, realizimi faktik është në masën 0%, krahasuar me Planin e Zhvillimit dhe në masën 0% krahasuar me Planin e Punës dhe Buxhetin e vitit 2016.

 

Loading...

3 Komente

  1. Ktu kane dale te pa fajshmit.Te fajshmit i kane pagur leket kesh kontrillirit te KLSH.Agron Oparit.Ti hash leket gezuar o Agron Opari.Se na shpetove.

Lini nje pergjigje