Rinisin bombardimet në Aleppo

0
184

Kanë rinisur sulmet ajrore në qytetin e shkatërruar të Aleppo në Siri. Bombaridmet i kanë dhënë kështu fund armëpushimit tre ditor të vendosur nga qeveria siriane dhe ajo ruse.

Nën shënjestër të dronëve sirianë dhe rusë janë pikërisht lagjet që kontrollohen nga kryengritësit e vendit, të cilët edhe këtë herë refuzuan ofertën e qeverisë siriane për të lënë qytetin nëpërmjet korridoreve humanitare gjatë armëpushimit të brishtë.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, luftime janë zhvilluar edhe në tokë, ndërsa janë raportuar edhe të shtëna me artileri të rëndë. Sulmet janë përqëndruar në pjesën lindore të Aleppos, zonë kjo me popullsi të dendur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here