Rama sërisht me premtime: Ia kalojmë Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Kroacisë

0
185

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetin social Facebook video komunikimin javor, me anë të cilit i drejtohet ndjekësve të tij. Ai flet për një punë kolosale për të çuar përpara reformat e nisura, ndërsa thotë se në zyrën kryeministrore e mban bindja se Shqipëria mund të bëhet. Rama premtoi se qeveria nuk do presë më, por ka vendosur të rrisë rrogat e pensionet, që Shqipëria t’ja kalojë Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe t’i afrohet Maqedonisë për nivelin e pagës më të ulët.

“Besimi se Shqipëria mund të bëhet më ka sjellë në këtë zyrë. Shqipëria ka qenë pa rend ligjor në 20 vite. Me bindjen se Shqipëria duhet të bëhet shtet, po të kishin filluar 20 vite më parë do ishte bërë një vend tjetër”,- tha Rama. Si reformën më të thellë, Rama cilësoi atë në drejtësi, për të cilën akuzoi opozitën se është munduar ta ndalojë me çdo kusht. “Do vazhdojnë ta pengojnë, herë duke e gjuajtur me gurë e herë duke hedhur gurin e duke fshehur dorën”,- tha ai. Më tej, i pari i qeverisë tha se kundër reformave për të bërë shtet është qeverisja e vjetër, e cila hedh vazhdimisht baltë. “Erës së ndryshimit i kundërvihen, korente presionesh antireformiste nga më të ndryshmet. Nga një anë rezistenca, inercia e mënyrës së të parit dhe të bërit të gjërave në këtë vend. Nga ana tjetër rezistenca e qendrave të çfarëdollojshme të interesave të prekura, apo të kërcënuara nga ndryshimi i statuskuosë që sjellin reforma. Dhe përballë orë e çast, rezistenca e të gjitha shtresave të kalbura të politikës së vjetër që jeton në baltë dhe baltos ku mundet, sa mundet dhe kë të mundet”, shprehet Rama E ndërsa u shpreh që efekti i reformave ka filluar të ndjehet në Shqipëri, kryeministri tha se nuk do të presë më por duke filluar nga 1 Marsi qeveria do japë 100 milionë dollarë për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Duke u krahasuar me 8 vitet e qeverisjes së Berishës, Rama tha “Qeveria eshte gati të spostojë punonjësve dhe pensionistëve 100 milionë dollarë, shuma më e madhe e dhënë ndodhëherë nga një qeveri shqiptare. 124 mln dollarë u dhanënë 8 vitet e kaluara”, shtoi ai, duke përllogaritur plot 520 milionë dollarë që do t’i kalojnë pensionistëve dhe punonjësve të administratës deri në fund të këtij mandati. “Shqipëria nuk do të jetë më e fundit në rajon për rrogën më të ulët dhe për rrogën mesatare”.

Sipas, tij, niveli i pagës më të ulët në vendin tonë do t’ia kalojë Kosovës, Malit të Zi dhe Kroacisë dhe do t’i afrohet asaj të Maqedonisë. Ndërsa rroga mesatare do të bëhet më e lartë se sa në Kosovë dhe Serbi dhe do të jetë më afër mesatares në Maqedoni

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here