Rama në Gjirokastër e Përmet, batutat me kryebashkiakun e PD (Video)

0
227

Kryeministri Rama ka zhvilluar këtë fundjavë një tur në tre qytete të Jugut ku ka parë nga afër investimet që po bëhen me fondet e buxhetit të shtetit.

Vizitën e parë ai e zhvilloi në Gjirokastër, ku pa investimet në Qafën e Pazarit. I pranishëm në këtë inspektim ishte edhe Prefekti i Gjirokastrës, Flamur Bime, i cili shfrytëzoi rastin për ti bërë qokën kreun të Qeverisë.

“Në tetë vjet nuk morëm një lekë, nuk ishte shaka, tani i ka kthyer të katër sytë kryeministri”, u shpreh Bime.

Mesa duket ish kryebashkiaku e ka harruar atë që ndodhi vitin e kaluar, kur u desh të përballej me një padi të bërë nga INUK për shkak të dhënies së një leje për një pallat 7 katësh.

Pas kësaj padie, Flamur Bime hapi krahun dhe Bashkinë e mori kandidatja e LSI-së.

Vizitën e dytë Rama e zhvilloi në Përmet, ku situata është pak ndryshe. Kryebashkiaku në këtë qytet është i Partisë Demokratike dhe Rama nuk kishte se si të mos e theksonte këtë fakt.

“Është bërë shumë bukur, ku kemi qenë. i lumtë këtij (i drejtohet kryebashkiakut demokrat Niko Shupuli). Ti heqim këto partiaket, jo i PD-së, jo i PS-së. Të punojnë për të mirën e Shqipërisë dhe të qytetit”, i tha një banore kryeministrit Rama.

Nga ana e tij kreu i ekzekutivit u përgjigj “ne investimet e i japim për Përmetin, pastaj ky, me kë është e di ky. Nuk na duhet ajo punë”.

Ndërsa vizitën e tretë, Rama e bëri në Tepelenën e Tërmet Peçit.

Kryebashkiaku socialist, i cili mbahet mend edhe për fitoren publicitare të vitit të kaluar u shpreh se falë investimeve të Qeverisë këtë vit janë shtuar turistët…anglezë.

“Është shtuar numri i turistëve, vendas dhe të huaj. Mbi të gjitha këtu është gjallëruar edhe jeta…pro më shumë kanë filluar po vijnë anglezët”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here