Arrestohet 24 vjecarja nga Pogradeci, përplasi kalimtarin në Korcë

0
197

Policia ka dhënë të tjera detaje për aksidentin e ndodhur sot në lagjen nr 9 në Korçë. Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases Elona Fejzollari, 24 vjeç, banuese në Pogradec.

Arrestimi i saj u bë pasi sot, ajo duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, me targë AA 668 AK, ka aksidentuar shtetasin T.P, 88 vjeç, banues në Korçë, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Korçë në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here