Shenjat se lidhja juaj s’ka të ardhme

0
186

A jeni ndier ndonjëherë të hutuar rreth të ardhmes së lidhjes tuaj?

Shpesh lidhjet janë të lumtura në fillim, por me kalimin e kohës ato mund të bëhen negative dhe ju as s’do ta kuptoni këtë gjë.

Të gjitha lidhjet kërkojnë shumë përpjekje dhe shumë punë, dhe pa këto gjëra ju do ta kuptoni se ndjeheni të palumtur dhe të nënvlerësuar.

Ja disa nga shenjat se lidhja juaj s’ka të ardhme, pavarësisht faktit se po mundoheni ta mbani në jetë.

Partneri s’ju pranon për atë që jeni

Të gjithë i kanë shprehitë negative dhe ato pozitive, dhe një partner i mirë do t’i pranojë të gjitha të metat tuaja. Nëse atij s’i pëlqen mënyra se si vishesh, puna që bën apo sjelljet tuaja është koha që të ndaheni. Të jeni të papranueshëm për njëri tjetrin duke qenë ashtu siç jeni, jeni është njëri ndër indikatorët kryesorë që lidhja juaj s’do të funksionojë.

Ju s’e pranoni partnerin ashtu siç është

Të pranoni njëri tjetrin ashtu siç jeni, është diçka e vështirë. Nëse partneri juaj ju do ashtu siç jeni, të njëjtën gjë duhet ta bëni edhe ju për të. Duhet t’ia bëni vetes një pyetje: Nëse ka gjëra që partneri juaj i bën, e ju s’i duroni dot, pse jeni me ta atëherë?

S’ua plotëson nevojat

Partneri juaj s’mund të bëjë gjithçka për ju, si për shembull të flasë me ju në çdo orë të ditës. Mirëpo është e rëndësishme që ata t’i plotësojnë kërkesat tuaja sa i përket lidhjes. Duhet të jenë në gjendje t’ju disponojnë pas një dite të vështirë e po ashtu t’ju ofrojnë dashuri dhe mbështetje. Nëse ata s’jua japin këto gjëra, lidhja juaj do të shkatërrohet.

Ju mundoheni për lidhjen, por partneri juaj jo

Lidhjet janë ajo që ju e investoni në to. Të dy partnerët duhet të marrin e të japin, dhe nganjëherë njëri nga ta merr më shumë ose jep më shumë. Nëse e vëreni se ju, apo partneri juaj po bën më shumë për ju, ajo lidhje do të mbushet me negativitet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here