Lorik Cana, kapiteni i përjetshëm i kombëtares nuk harron historinë (FOTO)

0
249

Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, i cili ka shkruar historinë me fanellën kuqezi, tashmë ka bërë një tjetër gjest për t’u mbajtur mend. Cana ka udhëtuar drejt Krujës, saktësisht Kalasë së Krujës, aty ku ka bërë vizitën e tij në Muzeun Historik dhe Etnografik.

Përpos vizitës, ai ka shkruar edhe një letër për pjesëmarrjen e tij në këtë vend të veçantë të të gjithë shqiptarëve, ndërsa ka postuar në “instagram” ku është shprehur:

“Një falenderim të veçantë për Muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës për vizitën dhe mikpritjen”. Vizitën e tij e ka pasqyruar edhe vetë Muzeu Historik Etnografik i Krujës, duke e cilësuar si kapiten të përjetshëm të kombëtares.

14717066_1790592571201720_1628583324232930775_n 14721693_1790592414535069_8512712190956890566_n 14680672_1790592317868412_3153352870534337507_n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here