Lihen në burg 4 punëtorët e magazinës së drogës në Krujë

0
161

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masat e suiguarisë për 5 nga 11 të arrestuarit e magazinës së drogës në Derven të Krujës të akuzuar  si pjesë të një grupi të strukturuar kriminal.  Por ndërsa ka liruar të arrestuarin e mitur 16 vjecar,  gjykata ka lënë në burg katër të pandehueit e tjere. Të gjithe të arrestuarit kanë pohuar se kishin qënë kushtet ekonomike që i kishin detyruar të kryenin këtë aktivitet

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhëne masat e sigurisë për pesë nga 11 te arrestuarit në  magazinën e drogës në Derven të Krujës,  të dyshuar si pjesë të një  grupi të strukturuar kriminale,  që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike.

Në seancën e kesaj të premte gjykata ka  lënë në burg 4 nga të arrestuarit , ndërsa ka liruar në detyrim paraqitje  16 vjeçarin me iniciale E.N.  Për gjashtë të arrestuarit e tjerë masa do të behet  ditën e shtunë.

Të pandehurit kanë deklaruar në gjykatë  se kanë qënë kushtet ekonomike që  i kanë detyruar të pranojnë ofertat e pronarit të magazinës  Kujtim Rexhepit për të punuar në kapanonin ku u gjet dhe sekuestruar 1.3 ton drogë e gatshme për t’u hedhur në treg.

18 vjecari Besmir Vadhi ,  ka treguar se  ishte detyruar  të ushtronte këtë punë për shkak të kushteve ekonomike .  Po këtë gjë kanë pohuar edhe të pandehuerit e tjere  45 vjecari nga Burreli Fatos Sulaj, të cilin në laboratorin e Drogës e kishte punësuar Kujtim Rexhepi duke i kërkuar të punonte aty për 4 deri në 5 ditë.  Arrest me burg u vendos dhe për Ali Kuçin. Të shtunën para gjykatës pritet të dalin të konsideruarit organizator të këtij grupi kriminal dhe investitor të laboratorit të kanabisit përfshi pronarin e magazinës Kujtim Rexhepi,  Erald Bardhoku, Gazmir Gjokea, Nilson Gega, Gjovalin Gjokea, Aurel Gjokeja.Në këtë operacion u sekuestruan 1.3 ton kanabis, 4 armë zjarri, 4 automjete dhe u prangos 11 të dyshuar./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here