Denoncimi/ Një magazinë droge ndodhet në Pukë : Eshtë e kryetarit të Bashkisë

0
260

Ndërsa policia zhvillon aksione në gjithë vendin dhe raporton se ka kapur me qindra kilogramë brenda ditës, Sali Berisha thotë se policia ka mbajtur të fshehtë një operacion të zhvilluar në fshatin Gomsiqe të Pukës. Sipas Berishës, ish-shefi i policisë është prishur në pazar me Marash Morinën ndaj dhe droga u asgjësua por aksioni u mbajt i fshehtë per mediat.

Mesazhi i qytetarit dixhital që publikon Berisha në facebook

Jam një qytetare, banore i rrethit Puke. Para disa ditesh eshte bere transferimi i shefit të komisariatit Puke Shullani. E verteta e transferimit eshte se ky person se bashku me kryetarin e Bashkise Gjon Gjonin kishin parcelat e tyre te hashashit ne zonat e Lufit, Gomsiqes, Kqires, ku kishin te punesuar rreth 13 persona qe ruanin hashashin. Si pasoje e nje debati per pazaret e droges midis Marash Morines dhe ish-shefit te Komisariatit zotit Shullani, beri qe ky i fundit te dergonte forcat e policise te kontrollonin zonen, ne veçanti magazinat qe jane ne fashatin Gomsiqe, ne pronesi te kryebashkiakut Gjonaj. Keto magazina jane prane shtepise se sekretarit te keshillit, Antonit. Forcat e policise bene sekuestrimin e sasisve te hashahit, sasi e cila nuk u publiku nga policia. Ka qene prishja e ketij pazari qe Saje Qorri beri transferimin e Shullanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here