Rimini/ Familja shqiptare hidhet nga kati i dytë t’u shpëtojë flakëve, policia dyshon për zjarrvënie

0
149

Shtatë anëtarë të një familjeje shqiptare janë hedhur nga kati i dytë për ti shpëtuar flakëve.

Ngjarja është shënuar në Rimini, dhe mësohet se flakët kanë shpërthyer fillimisht në një zyrë në katin e parë dhe më pas është përhapur në të gjithë godinën. Në banesë ishin prindërit dhe 4 fëmijët, si dhe xhaxhai.

Nëna 31 vjece dhe një fëmijë 7 vjec janë dërguar menjëherë në spital për të dhënë ndihmën e shpejtë. Burri, 40 vjeç dhe dy fëmijët, 8 dhe 4 vjeç si dhe një fëmijë vetëm 3 muajsh kanë lëndime të konsiderueshme. Ndërsa xhaxhai ka lëndime të lehta, shkruajne mediat italiane. Fqinjët, në përpjekje për t’i ndihmuar, vendosën në tokë dyshekë në mënyrë që gjatë rënies të mos kishin lëndime. Apartamenti i katit të parë është bërë i papërdorshëm. Hetimet e para nga zjarrfikësit dhe policia, dyshojnë për një zjarrvënie.

101

Foto nga vendi i ngjarjes

111

Foto nga vendi i ngjarjes

4141

Foto nga vendi i ngjarjes

4554

Transporti i të plagosurve në spital.

10101

Foto nga vendi i ngjarjes

87754

Foto nga vendi i ngjarjes

414141

Foto nga vendi i ngjarjes

417717
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here