Pikturat e ndaluara nga Stalini, tani ekspozohen në Paris

0
212

20150115182904983 20160204155244374600 20150115182843348

Artin të cilin Stalini rus e konsideronte si borgjez dhe të varfër artistikisht, rusët që jetonin në vitin 1950 nuk patën mundësi ta shohin asnjëherë. Rreth 100 vepra moderniste si pjesë e koleksionit të industrialistit Sergei Schukin megjithatë nga kjo javë do të ekspozohen në Paris. Franca ka vendosur të hapë ekspozitë të madhe e cila për 1 muaj ekspozon vepra të Cezanne, Matisse e Picasso, për të cilat industrialisti kishte një apetit të pangopur artistik. Schukin vetë lidhi marrëdhënie me artistët midis viteve 1898 dhe 1914, e më pas veprat i morri në koleksionin e tij. Stalini këto vepra nuk donte ti shihte, madje e mbylli me dry edhe institucionin ku ato supozohej të ekspozoheshin. Shteti rus ka pranuar që sot këto punime të vijnë në Francë, pasi kontesti ligjor mes shtetit dhe pasardhësve të Schukin ka zgjatur me vite.

Dhjetë fakte interesante mbi Stalinin

Kryetari sovjetik (diktatori) Josif Visarionoviç Stalin pothuajse gjithmonë ka qenë objekt i miteve dhe i legjendave. Nën pushtetin e tij miliona rusë kanë humbur jetët, madje edhe bashkëpunëtorët më të afërm të tij. Stalini e ka shpikur thënien: “Nuk i besoj askujt, madje as vetes!” “Spastrimi” i tij i gjeneralëve rusë ka marrë përmasa aq të  mëdha sa që në fillim të Luftës së Dytë Botërore kanë mbetur vetën disa komandantë me përvojë në krye të Armatës së Kuqe. Në vijim, lexoni dhjetë fakte interesante mbi jetën (sekrete) të Stalinit.

Njeri i hekurt

Emri i Stalinit ka qenë Josif Visarionoviç Xhugashvili Stalin . Në vitin 1910 filloi të përdorë emrin Stalin, që në përkthim fjalë për fjalë do të thotë “njeri i hekurt”. Disa historianë konstatojnë që i biri i zdrukthëtarit ka filluar të përdorë këtë emër për t’u larguar nga rrënjët e tij gjeorgjiane.

Teologjia dhe Stalini

Ndonëse Stalini më vonë kur u bë kryetar i Rusisë, ka qenë ithtar i madh i ateizmit dhe i qëndrimit  antireligjioz të marksizmit, ka studiuar teologjinë kur i është bashkuar lëvizjes revolucionare. E ëma e tij ka dëshiruar që i biri të bëhej prift, sepse ajo zgjedhje e profesionit do të duhej ta nxirrte nga varfëria dhe mjerimi. Djaloshi inteligjent Stalin ka marrë bursë të plotë  në Universitetin Teologjik në Tbilis, në mënyrë që më vonë të hynte në Kishën Ortodokse Ruse. Shpesh ka lexuar libra të Karl Marksit para se t’i bashkohej lëvizjes revolucionare.

Stalini e ka pasur më të shkurtër dorën e majtë

E ka pasur dorën e majtë më të shkurtër se të djathtën, mirëpo këtë gjë me shkathtësi e ka fshehur në portretet e tij zyrtare. Për dallim nga “Kaiseri”, deformimet e të cili ti  kanë shkaktuar vështirësi gjatë ecjes, Stalini kur i ka pasur 12 vjeç ka pësuar fatkeqësi me karrocë kuajsh. Dora i është “drejtuar” me një operacion të vështirë.

Arti ka qenë vuajtje e tij e heshtur

Stalini shpesh ka vuajtur për shkak të pamjes së vet fizike. Ka qenë i sëmurë nga lia kur ka qenë fëmijë, andaj ka mbetur me shenja vragash tërë jetën. Fotografitë zyrtare të diktatorit kanë qenë  të retushuara. Stalini ka vrarë disa artistë të cilët e kanë paraqitur shtrembër në pikturat e tyre.

Gjithmonë i fundit ka qeshur

Ka ditur që shpesh t’i eliminojë kundërshtarët dhe njerëzit e tij të cilët nuk i kanë pëlqyer. Ndonëse shumica e krimeve, të cilat i ka bërë Stalini kurrë nuk janë hetuar, femrat dhe meshkujt, d.m.th. populli rus, janë zhdukur në rrethana të pasqaruara. Shumë më e tmerrshme është që Stalini ka vrarë njerëz nga kënaqësia. P.sh., për të pastruar fushat e minuara, i ka dërguar ushtarët e tij duke marshuar nëpër to – drejt në vdekje. Dihet se nuk i ka lejuar rojtarët e vet që të hyjnë në hapësirat e tij private. Një ditë, për t’i testuar rojtarët e vet, ka bërtitur në agoni, sikur ishte duke vdekur. Të gjithë rojtarët e tij personalë, të cilët kanë hyrë në dhomat e tij private, janë dënuar me vdekje, sepse nuk i kanë respektuar urdhrat e tij që askush nuk guxon të hyjë në dhoma të tij. Kur Stalini vërtet ka mbetur i paralizuar në dhomën e tij, asnjë nga truprojat nuk ka marrë guximin të hynte në lokalet private për t’i ofruar ndihmë. Më vonë në dysheme të dhomës e ka gjetur Petar Lozgaçev, zëvendëskomandant i Kuntsevit. Ka vdekur pas shtatë ditësh.

Njeri i paqes

Edhe pse në Perëndim ka qenë i njohur si tiran, Stalini ka qenë i nominuar dy herë për çmimin “Nobel” – në vitet 1945 dhe 1948, sepse ka kontribuar në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Edhe pse nuk i është dhënë çmimi “Nobel”, ndërkombëtarisht është i njohur. Për dallim nga Çerçili, i cili ka promovuar harmoninë globale, Stalinin revista “Time” e ka shpallur person i vitit në vitet 1939 dhe 1942.

Mbret i komunizmit

Shumë ngjashëm me tregimin “Dr. Frankeshtajn”, Stalini ka urdhëruar shkencëtarët rusë të fillojnë të punojnë në hibridin e njeriut majmun. Është cituar në gazetat e Moskës: “Dëshiroj qenie të pamposhtura njerëzore, të pandjeshme ndaj dhembjes, të rezistueshme dhe indiferente ndaj cilësisë së ushqimit që e hanë”. Majmunët antropoidë të Stalinit është dashur të ndërtonin rrugë, hekurudha dhe të zhvillonin luftëra. Eksperimentet i ka udhëhequr Ilya Ivanov. Nuk ka pasur sukses dhe është internuar në Kazakistan.

Gënjeshtrat dhe statistikat

“Vdekja e një njeriu është tragjedi, vdekja e miliona njerëzve është statistikë”. Logjika e ftohtë e diktatorit është treguar me vetëm një fjali. Edhe pse ajo fjali i përshkruhet Stalinit, më meritori për të ka qenë shkrimtari dhe pacifisti gjerman – Erik Maria Remark.

Filma kauboj

Stalini ka qenë adhurues i madh i filmave kauboj amerikanë. Shpesh ka organizuar shikime të përbashkëta të filmave në kinemanë e tij private, ku gjithmonë ka qenë edhe përkthyesi i tij personal.

Dytëshorët e Stalinit

Stalini ka qenë goxha i ndërgjegjshëm për rivalët e tij. Armiqtë politikë kanë qenë shpesh të përjashtuar nga jeta politike. Mirëpo, Stalini njëherë ka bërë lëshim. Mikheil Gelovani ka qenë njëri ndër dytëshorët të cilin Stalini e ka lejuar ta imitonte. Në vitin 1938  Gelovani, aktor filmi me rrënjë fisnikësh gjeorgjianë, aq shumë i ka lënë përshtypje Stalinit sa që menjëherë e ka angazhuar për dytëshor të tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here