Kapen 1 ton kanabis në Athinë e importua nga Shqipëria, 6 në pranga

0
175

Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 1 ton kanabis në Athinë. Oficerët e policisë po mbanin nën vëzhgim prej dy ditësh një kamion të dyshimtë, që sot ndaloi në Afidnes. Në këtë moment, Polica ndërhyri duke arrestuar rrjetin e trafikut të lëndës narkotike dhe sekuestruar lëndën narkotike që fshihej në kamion. Policia thotë se trafikantët importonin sasi të mëdha kanabisi nga Shqipëria. Mes të arrestuarve janë gjashtë persona, shqiptarë dhe shtetas grekë. Nga informacionet e para mësohet se kreu i grupit është një barok grek i drogës që e trafikon atë më pas në vendet e Evropës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here