Europa League/ Fitojnë Inter dhe Qarabag

0
224

Luhen sot ndeshjet e treta të fazës në grupe të Ligës së Europës, në një turne ku janë të pranishme shumë skuadra të njohura si Inter, Roma e Mançester Junajtid, por edhe disa futbollistë shqiptarë të cilët janë pjesë e klubeve të ndryshme në garë. European Football - UEFA Europa League - Quarter-Final 2nd Leg - Liverpool FC v Borussia Dortmund Në ndeshjet e luajtura në orën 19:00, bie në sy fitorja e parë e Interit në këtë turne, me zikaltërit të cilët mposhtën Sauthempton me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Kandrevas. Sigurisht, siç është tipike për Interin, skuadra italiane i komplikoi vetes takimin në minutat e fundit, pasi Brozoviç u ndëshkua me karton të kuq. Shalke dhe Shakhtar Donjeck javë vetëm një hap larg kualifikimit pasi kanë regjistruar fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura. Ndërkaq, edhe Karabak i Ansi Agollit është kthyer në garë për kualifikimin pas suksesit 2-0 ndaj PAOK, duke barazuar me katër pikë grekët në vendin e dytë të grupit ku dominon Fiorentina me 7 pikë. Kapiteni i përfaqësueses shqiptare zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndërsa ishte rreziku kryesor për mbrojtjen greke me shpërthimet dhe pasimet e tij, ndërsa mund të kishte fituar një penallti për ekipin e tij në pjesën e parë të takimit por gjyqtari gaboi duke mos e akorduar./panorama NDESHJET Grupi G Selta Vigo-Ajaks 2-2 29′ Fontas, 82′ Orejana / 22′ Zijesh, 71′ Jounes Standard Liezh-Panathinaikos 2-2 45’+1′ (p) Zhunior, 82′ Belfodil / 12′, 36′ Ibarbo Grupi G Grupi H Shakhtar Donjeck-Gent 5-0 12′ Kovalenko, 30′ Ferreira, 46′ Bernard, 75′ Taison, 85′ Malishev Koniaspor-Sporting Braga 1-1 10′ Miloshevic / 55′ Hasan Grupi I Krasnodar-Shalke 0-1 11′ Konoplianka Salcburg-Nicë 0-1 13′ Plea Grupi J Slovan Liberec-Fiorentina 1-3 58′ Sevcik / 8′, 23′ Kalinic, 70′ Babakar Karabak-PAOK 2-0 56’Kuintana, 87′ Amirguliev Grupi K Hapoel Be’er Sheva-Sparta Pragë 0-1 71′ Pulkrab Inter-Sauthempton 1-0 67′ Kandreva Grupi L Steaua Bukuresht-Zyrih 1-1 63′ Golubovic / 86′ Kone Osmanlispor-Vijareal 2-2 23′, 24′ Rusesku / 56′ N’Diaje, 74′ Pato europaleague Luhen në orën 21:05 GRUPI A Mançester Junajtid-Fenerbahçe 0-0 Fejenord-Zoria 0-0 Grupi B Olimpiakos-Astana 0-0 Jang Bojz-APOEL 0-0 Grupi C St. Etien-Kabala 0-0 Mainz-Anderleht 0-0 Grupi D Dundalk-Zenit 0-0 AZ-Makabi Tel Aviv 0-0 Grupi E Roma-Austria Vjenë 0-0 Viktoria Plzen-Astra 0-0 Grupi F Genk-Atletik Bilbao 0-0 Rapid Vjenë-Sasuolo 0-0

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here