Buffon: Gati për të qënë trajnier i kombëtares italiane

0
153

Ende pa u mbyllur jehona e paraqitjes së jashtëzakonshme kundër Lion, kapiteni bardhezi lëshon alarmin: “Sipas mendimin tim, Juventus duhet të përmirësohet shumë sepse kemi si synim të fitojmë Champions League dhe për këtë nuk mjafton ajo që po shprehim aktualisht në fushën e lojës.” Mesazhi për shokët është shumë i qartë, sidomos pas një ndeshje të fituar nga dy individë, penalltia e pritur nga Buffon dhe goli i shënuar nga Cuadrado.

Të shtunën, Juventus do të ndeshet me Milan, vendin e dytë në renditje. “Ata duket se janë si ne para disa vitesh. Projekti është i njëjti, ka vetëm nevojë për përvojë që në përmirësohen, – tha Buffon për kundërshtarët dhe nuk mund të mungonte një koment për Gigio Donnarumma, ai që konsiderohet si pasardhësi i numrit 1 të Italisë. – Ka reflekse, është inteligjent dhe fizikisht përbën portierin ideal. I ka të gjitha për të bërë një karrierë të madhe. Tani duhet të presë 20 vjet për të bërë llogaritë.”

Buffon nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, as në verën e ardhshme, megjithatë patjetër që një 38-vjeçar duhet të nis të mendojë për të ardhshmen. “Nuk do të më pëlqente të isha trajner, për shkak të punës së përditshme. Megjithatë, nuk do ta përjashtoja rolin e trajnerit të kombëtares. Do të më mbeteshin emocionet e fushës, por gjithashtu do të më jepte edhe liri në momente të caktuara për t’u marrë me gjëra të tjera.” Ku i dihet, Italia e ka gjetur trajnerin e ardhshëm pas Ventura…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here