Angazhimi i ushtrisë për kanabisin/ Tahiri: Nuk e përkrah propozimin e Manjanit, situata nuk është alarmante

1
147

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e konsideroi të pasaktë idenë e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani që në aksionin kundër fenomenit të kanabisit të angazhohej edhe ushtria.

Tahiri: Unë e dëgjova kolegun Manjani. E mirëkuptoj vullnetin e tij pozitiv për të bërë një propozim që shkon në adresimin e këtij fenomeni. Besoj se është një angazhim i pasaktë, por besoj se hyn tek propozimet e dëshirës së mirë.

Unë besoj që puna jonë nuk bëhet as nëpërmjet konferencave të shtypit, por bëhet duke marrë masat e nevojshme, të cilat mund të sjellin efekt të menjëhershëm në parandalimin e këtij fenomeni.

Duke shfrytëzuar vullnetin e mirë të kolegut Manjani, besoj se do të gjejmë gjuhën e përbashkët për ndryshimet në Kodin Penal, të cilat do të sjellin rezultate të menjëhershme dhe të qëndrueshme në kohë. Unë jam shumë i hapur për propozimet e çdokujt, e jo më të një kolegut tim, sugjerimet e të cilit i mirëpres në çdo kohë.

Ministri Tahiri u shpreh se nuk jemi në kushtet e një alarmi kombëtar, por se jemi përballë

Tahiri: Ne jemi duke vlerësuar nevojën që kemi për t’u bërë bashkë. Një front shumë më të gjerë se Policia e Shtetit kundër këtij fenomeni. Kjo duke vlerësuar fazat e këtij zinxhiri, pra që nga faza paraprake e kultivimit, deri tek trafikimi. Kjo nuk është vetëm një çështje e policisë. Vazhdoj të besoj, që kjo është një çështje që duhet të përfshijë të gjithë. Sigurisht që nuk jemi, përkundra asaj që thuhet, në kushtet e një alarmi kombëtar. Por, jemi përballë një fenomeni, të cilin duhet ta adresojmë me çdo qytetar, qoftë edhe ai i zonave më të varfra të Shqipërisë, i cili ka menduar se mund të vrasë varfërinë nëpërmjet kultivimit të kanabisit.

Pavarësisht se e mirëkuptoj, nuk e përkrah. Ndaj, mendoj se mundësia për t’u bërë më shumë ndaj këtij fenomeni është aty. Pas ministrit Manjani, dëgjova edhe disa kolegë të tjerë. Dëgjova edhe ish-ministrin e Brendshëm që sot është në opozitë, që pavarësisht përkrahjes së idesë së ushtrisë, tregoi një lloj vullneti për ta trajtuar këtë fenomen. Opozita është e ftuar ta gjej veten në këtë rrugë tonën për të rilindur policinë e shtetit, për të ndihmuar qytetarët që të mos perceptojnë më si zgjidhje të shpejta paratë e shpejta që vijnë nga ky fenomen. Ne nuk kemi asnjë lloj egoizmi për t’i quajtur këto si rezultate të Saimir Tahirit, Edi Ramës apo qeverisë. Ne nuk duam asnjë sukses. Ky është sukses i ligjit apo shoqërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here