4 gjëra të vogla por shumë të rëndësishme që duhet të bëjnë çiftet

0
184

Të gjitha çiftet e lumtura kanë sjellje të cilat i fitojnë me kohë dhe ato i mbajnë lidhjet e tyre edhe më të forta. A e keni vënë re këtë gjë ndonjëherë? Sovrani.info ka siguruar disa rregulla disa rregulla që do të ndihmojnë lidhjen e juaj që të jetë sa më e besueshme dhe afatgjatë. Nëse doni një lidhje të lumtur, ndiqni këto këshilla.

 1. Gjithmonë jepeni puthjen e lamtumirës

Kjo mund të i’u duket tepër e thjeshtë, mirëpo puthja që i jepni të dashurit për t’i thënë  ” Mirupafshim! ” para se të del nga shtëpia është shumë e rëndësishme. Edhe në qoftë se jeni vonë për në punë apo shkollë gjithmonë bëjeni këtë gjest të thjeshtë. Kjo është edhe një shenjë që tregon se ju kujdesini për partnerin.

2. Gjeni kohë për të folur çdo ditë me të

Kjo është e nevojshme dhe e rëndësishme në qoftë se ju dëshironi që të keni një mardhënie të mirë. Pyetni çdo ditë parnerin për ditën e tyre dhe tregoni atij për ditën tuaj. Në përgjithsi çiftet lënë pas dore këtë zakon dhe nuk e dijnë që kjo thyen lidhjen.  Mos i shtyni bisedat për nesër, sepse kjo kthehet në zakon të keq. Nëse ju injoroni partnerin tuaj sot, ai do të ju injorojë nesër dhe mund t’a paramendoni se çka ndodh më pas…

3.Kurrë mos pushoni duke i thënë  ” Të dua” 

Kjo frazë nuk e humbet vlerën. Kjo fjalë ka të njejtën rëndësi edhe pas 30 vjet të martesës siç kishte herën e parë . Njerëzit që janë në lidhje shpesh herë bëhen dyshues dhe shqetsohen nëse nuk janë mjaftueshëm tërheqës për parnerin. Ruani partnerët tuaj nga këto mendime negative dhe thjesht i thoni se e doni. Provojeni dhe do të shihni një buzëqeshje që do të ndizet në fytyrën e të dashurve tuaj.

4. Gjithmonë bëni supriza

Kjo nuk do të thotë që vetëm duhet t’i bleni partnerit tuaj dhurata të shtrejta ose t’a merrni atë në darka luksoze. Është aq e thjeshtë edhe sikur vetëm t’i thoni papritmas partnerit tuaj që jeni me fat që e keni. Edhe surpriza më vogël mund të sjellë shkëndija në marrëdhënie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here