Panik në familjen mbretërore? Sekrete të “jetës seksuale” në ditarin e vjedhur të Kate

0

Kate Middleton është mjaft e shqetësuar dhe në panik, sepse shumë sekrete të jetës së saj janë të shkruara në ditarët personalë, të cilët kanë humbur.

Sipas disa burimeve të “National Enquirer”, raportohet se Dukesha e Kembrixhit është “e tmerruar” për shkak të zhdukjes së ditarëve që ajo ruante në shtëpinë e saj në fshat dhe, mbi të gjitha, është e shqetësuar sepse shumë sekrete të “jetës seksuale” të ruajtura në këto vëllime mund të dalin në internet dhe të bëhen publike në kohë rekord.

Po të njëjtat burime thonë se ditarët janë përshkruar si “10 vëllime nga sekretet më të thella të Kate”. Mendohet se gazeta është e mbushur me sekretet intime që Kate dhe të dashurit të saj të fundit, si dhe faktin që ishte mjaft xheloze për të dashurën e Princit William. Por, ç’është më e rëndësishmja, në këto sekrete Kate ka shkruar edhe mendimet e saj për familjen mbretërore dhe në mënyrë të veçantë për Beatrice, Eugenie dhe Camilla Parker Bowles.

Sipas burimeve të së njëjtës gazetë, Kate ia ka rrëmbyer menjëherë nga dora një herë kur Princi William u përpoq për t’i hedhur një sy shënimeve të saj disa vite më parë.

Kate po bën të pamundurën për të gjetur ditarët personalë në mënyrë që ato të mos përfundojnë në internet.

Ndërkohë, nga Pallati Mbretëror nuk ka asnjë konfirmim për këto lajme, madje një burim i afërt thotë edhe se këto pretendime të ngritura për Dukeshën Kate “nuk janë të vërteta.”

Ndërkohë, mediat britanike pohojnë se Duka i Kembrixhit është i shqetësuar për sigurinë e bashkëshortes së tij, meqenëse kohët e fundit ajo po ekspozohet edhe më shumë se Mbretëresha Elisabeth për shkak të detyrave mbretërore.

Lini nje pergjigje