Samsung në pikiatë, Apple fitime rekord

0
150

 

Konkurenca mes kompanive të telefonave ka qenë  gjithmonë e pranishme. Samsung dhe Apple dy gjigandët botëror kanë konkuruar për vite me radhë. Por problemet e Samsung duket se i kanë lënë rrugë të lirë  kompanisë Amerikanë e cila po njeh shitje si asnjëherë më parë. Miliona përdorues besnikë të Samsung, lajmi i tërheqjes nga tregu dhe ndalimit të prodhimit të Galaxy Note 7 i ka gjetur të befasur dhe të pa kënaqur, por për  kompanitë e tjera ka qenë një fryme marrje.  Kompania Apple  është ajo që ka përfituar dhe ka gëzuar më shumë nga ky lajm. Dy kompanitë janë rivale të përbetuara, sidomos në tregun e telefonave inteligjentë dhe avaria e Samsung u pasqyrua menjëherë edhe në bursë. Aksionet e kompanisë koreano-jugore u hapën me humbje thuajse në të gjitha bursat, ndërsa e kundërta ndodhi për ato të kompanisë amerikane, që pësuan një rritje prej 1.9 përqind në kulmin e shkëmbimeve. Ekspertët këtë shifër ja faturojnë drejtpërdrejtë lajmit se Samsung nuk do të prodhojë më Note 7, një lajm që mbërriti në periudhën më të mirë për kompaninë amerikane, aksionet e së cilës në tre muajt e fundit u rritën me 20 përqind, duke kapur shifrat e dhjetorit të kaluar.  Shifrat pozitive mund të përmirësohen akoma më shumë me publikimin e raportit të parë të kompanisë amerikane mbi ecurinë në treg të dy pajisjeve të saj të fundit, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus. Tani konkurenca ka mbetur në plan të dytë për Samsung e cila po përpiqet që të kthehet sërish në treg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here