Kryeprokurori Llalla mbledh prokurorët e rretheve: Mos neglizhoni punën edhe pse ka nisur zbatimi i reformës

0
Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, gjate nje seminari per Luften Kunder Korrupsionit, ku Arvizu ka kerkuar perkushtim e angazhim nga prokuroret ne luften pa kompromis kunder korrupsionit.

Kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla ka mbledhur sot në takimin e përmuajshëm të gjithë prokuroret e rretheve por kryetemë ka qenë situata e kultivimit dhe trafikut të drogës. Takimi është mbajtur ne mesditë në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme ku Llalla ka dhënë edhe ‘porositë’ e tij për drejtuesit e Prokurorive në rrethe.

Ky është takimi i parë, që Prokurori i Përgjithshëm zhvillon takim me gjithë drejtuesit e prokurorive, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese. Me ndryshimet e reja kushtetuese, ristrukturohen kompetencat e niveleve drejtuese dhe parashikohen një organizim tërësisht i ri, ku prokuroret e thjeshtë kanë më shumë kompetenca. Në takimin e sotëm mësohet se u zhvillua edhe një ceremoni simbolike edhe për betimin e tre magjistratëve të rinj, të cilët u dekretuan pak ditë më parë prokurorë nga Presidenti i Republikës.

Mësohet se Kryeprokurori Llalla ka kërkuar nga prokurorët e rretheve rritjen e bashkëpunimit me policinë dhe organet e tjera ligjzbatuese në luftën kundër kultivimit e trafikut të drogës, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Llalla u ka kërkuar vartësve të tij që të intensifikojnë punën dhe të mos neglizhojnë asnjë cështje. “Duhet të intensifikoni punën në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe drogës. Nuk duhet të ketë neglizhencë dhe ulje të cilësisë së punës dhe pse ka nisur zbatimi i reformës. Duhet të bashkëpunoni me policinë dhe çdo institucion ligjzbatues për luftën ndaj kanabisit”, ka deklaruar Llalla.

Lini nje pergjigje