Kongresi Amerikan, Basha: Suzanna Shkreli, dëshmi suksesi

0
140

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar nga të gjithë bashkëkombasit që të mbështesin shqiptaro-merikanen për në Kongresin Amerikan. Basha thotë se Suzanna Shkreli është dëshmia e suksesit që kanë arritur shqiptaro-amerikanët.

Deklarata e Bashës në FB për Suzana Shkrelin

Shqiptarët e Amerikës ia kanë dalë që zëri i tyre të dëgjohet në vendin më të madh të demokracisë dhe lirise. Me pasion e dashuri për ceshtjen kombetare ata kanë bërë që cështjet e rëndësishme të kombit tonë të dëgjohen e të marrin mbështetje. Kanë mbështetur kongresmenë e senatorë në zona të ndryshme elektorale dhe këta të fundit e kanë marrë pranë zemrës çështjen shqiptare.

Në vijim të kësaj tradite të mirë, uroj që bashkekombasit tanë të mbështesin zonjushën Suzanna Shkreli. Ajo është e para shqiptaro-amerikane që është nominuar për Congressëoman në SHBA.

Suzanna Shkreli është dëshmia e suksesit që kanë arritur shqiptaro–amerikanët. I ftoj te gjithe shqiptarët e Amerikës e ju bej thirrje ne veçanti demokratëve por dhe cdokujt tjeter, të ndihmojnë me çdo mjet, jo vetëm duke e votuar atë në Distriktin 8 të Miciganit ku ajo kandidon, por edhe me mbledhje fondesh nga zona të tjera.

Suzanna Shkreli përfaqëson çdo shqiptaro-amerikan në SHBA dhe nderon çdo shqiptar anë e mbanë globit. Ne jemi krenarë për Suzanën dhe i urojmë çdo sukses!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here