Historia e kompaisë Fiat, dhe lufta e saj në tregun ndërkombëtar

0

kyrrnpsihm8jf6jfhqwj images 1435416648_a669cdf90b fiat-500-1957-edition-4

Marka Italiane FIAT e njohur në të gjithë botën për më shumë se 100 vite

FIAT është marka automobilistike e Fiat Group Automobiles, e cila është po ashtu pjesë e grupit industrial Fiat S.p.A. Marka ka një histori të gjatë, duke qënë se është themeluar në 11 korrik 1899 në Torino si shtëpi prodhimi e automjeteve, duke e rritur kapacitetin industrial edhe në sektorë të tjerë, duke u bërë grupi financiar më i rëndësishëm në Itali. Nga 1 shkurti 2007 bën pjesë, bashkë me markën Alfa Romeo, Lancia, Abarth dhe Fiat Professional, e Fiat Group Automobiles, që përfaqëson degën kryesore të automobilëve Fiat S.p.A.

Historia e kompanisë

Kompania lindi prej vullnetit të përbashkët të disa njerëzve si: aristokratë, pronarë, biznesmenë dhe profesionistë Torinezë; të cilët nisën ndërtimin e një fabrike automobilësh. Ideja e prodhimit të automobilëve në shkallë industriale iu erdhi dy miqve Emanuele Cacherano di Bricherasio dhe Cesare Goria Gatti (themelues të Klubi i Automobilëve të Italisë) që më parë kishin financuar kompaninë “Accomandita Ceirano & C.”, e cila ndërtoi “Ëelleyes”, një makinë e projektuar nga ing. Aristide Faccioli dhe e ndërtuar në mënyrë artizanale nga Giovanni Battista Ceirano. Duke parë suksesin e “Ëelleyes” në prezantimin e saj, Bricherasio dhe Gatti i propozuan një grupi të njohurish për të blerë eksperiencën, në mënyrë që kompania “Accomandita Ceirano & C.” të transferojë prodhimin në shkallë industriale, siç bëhej në fabrikat e Evropës Perëndimore.

Lorenzo Delleani, “Themeluesit e FIAT-it”.

Janë figuruar në pikturë, sipas numrave: 1. Damevino, 2. Goria Gatti, 3. Biscaretti di Ruffia, 4. Racca, 5. Cacherano di Bricherasio, 6. Ceriana-Mayneri, 7. Agnelli, 8. Scarfiotti, 9. Ferrero Përveç dy promotorëve të parë, u treguan të gatshëm për të marrë pjesë edhe konti Roberto Biscaretti di Ruffia, markezi Alfonso Ferrero di Ventimiglia, bankieri dhe industrialisti Michele Ceriana-Mayneri, avokati Carlo Racca, pronari Lodovico Scarfiotti, kambisti Luigi Damevino dhe industrialisti Michele Lanza. Grupi i mësipërm, pas shumë takimesh për të arritur një marrëveshje,dhe pas marrjes së mbështetjes financiare të Bankës “Banco di Sconto e Sete” të Torinos, u ribashkuan për të nënshkruar “Konstituimin e Shoqërisë Anonime Fabbrica Italiana di Automobili – Torino“.[1] Ortakët derdhën një kapital prej 800.000 lira në 4.000 aksione (rreth 10 milionë euro të sotshme) dhe ia dhanë presidencën Ludovico Scarfiottit. Një ditë para konstituimit të kompanisë, Michele Lanza vendos të tërhiqet. Lanza kishte krijuar veçmas, në 1895, një nga makinat e para italiane, duke njohur problemet teknike me të cilat do të përballeshin, i dukej e panevojshme përjashtimi i Giovanni Battista Ceirano nga shoqëria, ekspertin kryesor të mekanikës. Pjesë e aksioneve të destinuara për Lanzan u morr nga Giovanni Agnelli, ndërsa pjesën tjetër të aksioneve i mori banka “Banco di Sconto e Sete”. Gjatë seancës së parë, këshilli i administratës të kompanisë së sapo formuar FIA (akronim i Fabbrica Italiana di Automobili sq: Fabrika Italiane e Automobilëve) bleu kompaninë “Accomandita Ceirano & C.”, duke likujduar Ceiranom me shumën prej 20.000 lira. Vetura e parë e ndërtuar nga FIAT-i ishte modeli “3½ HP”, kopje e “Ëelleyes” e prodhuar në 8 ekzemplarë përgjatë vitit 1899. Po në të njëjtin vit, kompania ndryshoi emërimin në FIAT (akronim i Fabbrica Italiana Automobili Torino sq: Fabrika Italiane e Automobilëve Torino). FIAT-i filloi prodhimin e stabilimentit të prodhimit të emëruar Lingotto në 1916 dhe filloi prodhimin në 1923. Pas një periudhe të parë vështirësie zhvillimi, të shkaktuar nga disa rikapitalizime dhe nga ndryshime në përbërjen e kapitalit aksioner (jo gjithmonë në mënyrë paqësore), pronësia e shtëpisë automobilistike u ble pothuajse tërësisht nga Giovanni Agnelli, që u bë senator gjatë Fashizmit dhe do të qëndronte në krye të kompanisë deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Pasi rrezikoi të humbte pronën e tij në kompani duke u përfshirë me regjimin fashist, Agnelli ia kaloi komandën e kompanisë Vallettas, duke qënë i vetmi fëmijë mashkull, pasi Edoardo, vdiq në një aksident ajror. Valletta, njeri me cilësi jo të zakonshme, arriti të mbante kompaninë e familjes në këmbë, pas luftës FIAT ishte njëra nga pak kompanitë italiane që i rezistuan luftës. Gianni Agnelli, trashëgimtari, u bë presidenti i FIAT-it në 1966 dhe qëndroi deri në 75-vjetorin e tij, kur normat statutore të kompanisë e detyruan të lërë presidencën. Detyra iu dha në fillim në 1996 ish administratorit të deleguar Cesare Romiti dhe më pas në 1998 një drejtuesi xhenovez që për shumë vjet kishte punuar tek General Electric në SHBA, Paolo Fresco. Kriza e grupit risjell vëllanë Umberton në presidencë në 2003; dhe pas vdekjes së Umbertos i vjen rradha në vitin 2004 Luca Cordero di Montezemolo. Trashëgimtari i families Agnelli, John Elkann, zuri vendin e zv.presidentit në moshën 28 vjeç po ashtu edhe anëtarë të tjerë të familjes bëjnë pjesë në këshillin e administrimit. Drejtimi i Gianni Agnelli rriti dukshmërisht kapacitetet shumëkombëshe dhe sektoriale të kompanisë. Rritja, sigurisht e ndihmuar nga i ashtuquajturi “boom ekonomik” i viteve gjashtëdhjetë, ishte domethënës në ekonominë italiane dhe në tregun e jashtëm. Aktivitetet strategjike të grupit, me origjinë të drejtpërdrejtë në prodhimin industrial të autoveturave (dhe pak më vonë mjete industriale dhe agrikulturale), me kalimin e kohës Fiat e diversifikoi prodhimin në shumë sektorë. Fiat është grupi ekonomik më i madh në Itali, dhe ka një influencë të madhe ndërkombëtare, është i pranishëm në 61 vende me 1063 ndërmarrje që punësojnë rreth 223.000 njerëz, 111.000 prej të cilëve jashtë Italisë.

Modelet para luftës (1900-1945)

Prodhimi i parë i autoveturës, në vitin 1900, u realizua me 150 punonjës në një stabiliment në Torino. Nga aty dolën 24 automjete model Fiat 3/12hp, kurioze ishin se këto mjete nuk ecnin mbrapsht. Përsëri në 1903 prodhimi ishte i limituar në 103 makina. Fiat 1 Fiacre, taksia e parë prodhuar nga Fiat, në 190. Në 1902 daton edhe pjesëmarrje e parë në konkurset automobilistike. Në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XX fillon prodhimi i mjeteve tregëtare, prodhimi tramvajit, kamionave dhe motorrave detarë. Kompania nisi aktivitetet jashtë Italisë në 1908 me themelimin e Fiat Automobile Co në SHBA dhe me ndërtimin në 1909 të stabilimentit Poughkeepsie; ndërkohë u rrit edhe numri i të punësuarve, duke arritur në 2500 makina në 1906. Në 1908 u prodhua Fiat 1 Fiacre, vetura e parë e destinuar për taksi e cila u eksportua për qytetet e Parisit, Londrës dhe Nju Jorkut. Pak para shpërthimit të luftës së parë botërore, kompania torineze rinovoi komplet prodhimin duke nxjerrë një shumllojshmëri modelesh si: 1, 2, 3, 4, 5, 6; në këto modele për herëtë parë u përdor bateria dhe transmisioni kardanik. Në 1911 kompania përpiqet të ndëtojë një veturë specifike që të thyejë rekordin botëror të shpejtësisë, dhe kështu ndërtoi Fiat 300 hp Record, me motorr 29.000 cc dhe 290 kuaj fuqi, në gjëndje të arrinte 300 km/h. Fiat 509 Para shpërthimit të luftës themelohet kompania vartëse e Fiatit Fiat lubrificanti, zgjeron edhe aktivitetin jashtë duke hapur një shoqëri në Rusi dhe fillon prodhimin në seri të Fiat Zero, nga e cila do të prodhoheshin rreth 2000 copë, të cilat kishin edhe impiant elektrik. Natyrisht që gjatë luftës i gjithë prodhimi për tregun civil ndaloi dhe u konvertuan në prodhim për ushtrinë, sidomos modeli Fiat 501. Pas rifillimit të prodhimit pas luftës në 1919 kompania prezanton Fiat 501 për përdorim civil, si ky model Fiati arrin të hedhë në treg 45.000 copë. Ndërkohë vazhdon diversifikimi në mjetet industriale dhe të pjesëve; për pjesët e këmbimit u themelua kompania Magneti-Marelli. Pas vizitës së Senatorit Agnelli në stabilimentet e Fordit, të themeluar nga Henry Ford në 1903 në SHBA, dukej qartë që e vetmja rrugë për rritjen e prodhimit ishte prodhimi në seri, nëpërmjet zinxhirit të montimit. Kjo metodë u zbatua në stabilimentin e ri Lingotto, stabiliment modern prej 153.000 m2, me 5 kate dhe një pistë prove për modelet e reja mbi çati. Modelet në prodhim në vitet 1920 variojnë nga modeli utilitar Fiat 509 deri tek vetura e bollshme luksoze Fiat 529 e paisur me frena në të katërt rrotat dhe me timon të rregullueshëm. Një risi teknologjike e rëndësishme në 1928 ku Fiati, i pari në botë, përdor alumin për kokat e motorrëve. Fiat 500 Topolino. Dhjetëvjeçari pasardhës paraprijës i shpërthimit të luftës së dytë botërore karakterizohet nga një politikë autarkike e Mussolinit që pengonte zhvillimin e jashtëm të kompanisë, por që ndihmon në zhvillim e tregut të brendshëm. Në këtë periudhë prezantohet Fiat 508 Balilla, në 1932, në fillim e paisur më kamio me 3 shpejtësi dhe më vonë (nga 1934) modernizohet me 4 shpejtësi, ky model shënon rekordin e prodhimit për Fiatin me mbi 110.000 makina të prodhuara. Pak vjet më vonë rekordi do të thërrmohej nga Fiat 500, e njohur në fillimet e saj si Topolino, e prezantuar në 1936, në njëzet vjet prodhim të këtij modeli u prodhuan 500.000 makina. Fiat 1100. Pak para shpëthimit të luftës u inaugurua stabilimenti i ri Mirafiori ku u nda puna në turne dhe punohej 24 orë në ditë. Një model i suksesshëm ishte edhe Fiat 6 cilindra 1500, lëshuar në fund të 1935, e cila dallohet për risinë në linjën aerodinamike; kjo linjë e re, do të zbatohej edhe tek Topolino në 1936 dhe tek Fiat Nuova Balilla 1100, Fiati i parë me titullin 1100, që u hodh në treg në qershor 1937. Prodhimi i fundit para lufte – doli në 1938 – ishte Fiat 2800, u ndërtuan vetëm 621 copë deri në 1944. Lufta e dytë botërore solli në një rënie drastike të prodhimit të veturave pasi u prodhuan makina për luftën. Impiantet pësuan dëme të mëdha për shkak të bombardimeve dhe më vonë prodhimi ndaloi.

Prodhimi i Fiatit pas lufte

Fiat 500 B e vitit 1948/ Fundi i konfliktit botëror la një grumbull hiri të impianteve të prodhimit, po kështu boshllëk la edhe vdekja e bashkëthemeluesit të Fiatit, drejtimi i kompanisë iu besua ing. Valletta. Vetëm në vitin 1948 dhe falë ndihmave thelbësore të Planit Marshall përfunduan punimet e rikonstruksionit të fabrikave dhe kështu nisi prodhimi. Megjithëse prodhimi filloi që në fund të 1945, me numër të limituar, filloi prodhimi i tri modeleve kryesore: 500 “Topolino”, 1100 dhe 6-cilindëshja 1500. Në 1948, në fillim të qershorit, bëhet rinivimi i parë pas lufte: lindi 500 B, që ndryshon nga paraardhësja sidomos pas një modifikimi në sistemin e ndarjes së motorrit, që kalon nga “valvulat anësore” tek më modernet dhe efiçentet “valvula në kokë”, me një shtim në fuqi (nga 13 deri 16 KF) dhe shpejtësi (nga 85 deri 95 km/h). Në karroceri nuk u bënë ndryshime. Në më pak se tre muaj më vonë, në shtator 1948, del makina e parë “portobagazh” (station ëagon) italiana e prodhuar në seri: bëhet fjalë për 500 B “Giardiniera”. Në 1949 Topolino ndryshon veshje dhe bëhet 500 C. Në mars, versioni i ri ekspozohet në Sallonin Ndërkombëtar të Makinave në Gjenevë. Makinës iu bënë kryesisht modifikime estetike në karroceri. Fiat 8V. Në 1950 prezantohet modeli më i ri, Fiat 1400, që nxjerr në pension Fiat 1500; do të jetë modeli i parë me ngrohje. Në vitet në vazhdim do toë dilnin modele pak “të pazakontë” pë Fiatin e asaj kohe:në 1951 del Fiat Campagnola, gjysëm fuoristradë e cila bazohej tek amerikanja Jeep e përdorur nga Ushtria Amerikane gjatë luftës, një vit më vonë (1952) i vjen rradha Fiat 8V, një veturë sportive me 2 vende me amortizim të pavarur në të 4 rrotat. Një tjetër ngjarje e rëndësishme ishte në 1951 me prodhimin e avionit të parë Fiat modeli G80, Aeroplani reaktiv i parë i ndërtuar në Itali. Viti 1952 ishte një vit pa shumë risi, gjithësesi – përveç modelit Belvederedhe sportives 8V – del në dritë modellt Fiat 1900 në dy versione: veturë (pothuaj identike me 1400 por me rrjetë radiatori të kromuar, xham i mbrapëm më i zmadhuar) dhe ajo me dy dyer e quajtur “Granluce”. Në fund të vitit, kamioni i lehtë Fiat 615 fillon të shitet edhe me motorr me naftë (diesel). Në 1953 prodhimi në stabiliment arrin shifrën 71.000 njësi, ndërsa nga ana teknike fillon të prodhohet versioni i parë i Fiat 1400 me motorr me naftë (diesel), frymëzuar nga kamioni tip 615. Në 1954 Fiati nuk prezanton risi: në Sallonin e Torinos në pranverë, përveç veturabe eksperimentale me Turbinë (ekspozuar për qëllime reklamuese) prezantohen edhe modelet e reja 1400/1900 me parashtesën “A” që do të thotë që i janë bërë modifikime mekanike. Fiat Nuova 500/ Në 1955 del në pension 500 C dhe prezantohet Fiat 600, modeli i parë që solli motorrizimin në masë të italianëve, dhe do të ndiqej në 1956 nga Fiat 600 Multipla, makina e parë “monovolum” italiane. Në 1956, pëveç Multiplas, del seria e re e 1400/1900 (tipi “B”) dhe 1100/103 (tipi “E”) ndërkohë që në 1957 del Fiat Nuova 500 po ashtu edhe seria e re e 1100/103. Në fund të 1957 del edhe, zëvendësimi i 1100/103 TV, më pak sportivja por më luksoze Fiat 1200 “granluce”. Shitjet e 1200 filluan në 1958, vit që nuk shënon ndonjë risi për Fiatin.

Modelet e viteve ’60

Në harkun e pak viteve kompania pëpiqet të mbulojë kërkesa të shumta nga veturat e vogla me 2 dyer tek ato të mëdhatë dhe luksozet me modele të quajtura: berlina, giardinetta, coupé dhe spider, duke u bërë kështu kompania më e madhe italiane dhe një ndër më të mëdhatë në Evropë në ato vite. Fiat 850/ Në 1964 prodhohet një tjetër veturë e suksesshme Fiat 850, me stilin veturë e vogël, coupé dhe spyder. Në 1966, në të njëjtin vit që bëhet ndërrimi i pushtetit ndërmjet Valletta dhe Av. Gianni Agnelli, prezantohet vetura sportive Fiat Dino, e projektuar së bashku me Ferrarin që prezanton të njëjin model me emrin e vet. Në 1967 prezantohet Fiat 124 që merr titullin Makina e Vitit, me mekanikën e saj Pininfarina krijon një model spider shumë cilësor. Në 1967 del Fiat 125 dhe fillon intensifikimi i prezencës së kompanisë në Jug të Italisë; përveç se blen pjesë të aksioneve të Ferrarit blen edhe Lancian. Në 1969 prezantohet makina e parë me motorr me tërheqje të mbrapme Fiat 128, e vila po ashtu merr titullin Makina e Vitit.

Modelet e viteve ’70

Fillimi i viteve ’70, përveçse përfaqësuan fillimin e prodhimit të Fiatit jashtë Italisë me hapjen e stabilimentit në Bashkimin Sovjetik, u prezantua në tregjet botërore Fiat 127, trashëgimtarja e Fiat 850, vetëm në 3 vite prodhim, u ndërtuan mbi një milionë ekzemplarë. Fiat 127/ Viti 1972 sjell modele të reja, zëvendësohet Fiat Nuova 500 (tashmë versioni R-Rinovuar) me Fiat 126ën e re, veturat u përfaqësuan nga Fiat 132 ndërsa sporive Fiat X1/9 (projektuar dhe ndërtuar nga Bertone). Pas disa vitesh pa risi, për shkak të krizës së naftës, del nl 1974 zëvendësuesja e Fiat 124, Fiat 131 e montuar në stabilimentin Mirafiori me teknikë pjesërisht të robotizuar, dhe Fiat 133 një përzierje mes 127 dhe 126 prodhuar dhe shitur vetëm jashtë (Spanjë dhe Argjentinë). Në 1978 fillon prodhimi i Fiat Ritmo, veturë e mesme ndryshe nga prodhimi i mëparshëm. Fiat Auto S.p.A./ Në të njëjtin vit kompania pëson ndryshime radikale në strukturë me krijimin e Fiat Auto Spa në të cilën u vendosën vetëm kompanitë në tregun e automobilizmit (Fiat, Lancia, Autobianchi dhe Abarth) me përjashtim të Feerrarit që, bashkë me Maseratin e cila kur u ble u bë pjesë e kompanisë, duke qënë se kompania kishte produkte të tjera përveç veturave si Fiat Ferroviaria, Fiat Avio dhe Fiat Trattori. Ndërkohë i gjithë prodhimi i mjeteve industriale u riemërua nga Fiat dhe u bashkua me markën Iveco.

Modelet e viteve ’80

Në fillim të viteve ’80 u paraqit rinovim i Fiat Panda e vitit 1980 (dizenjim i Giugiaro). Fiat Argenta zëvendëson Fiat 132 në 1981 e cila ishte më shumë një rishikim i përgjithshëm. Fiat Regata zëvendëson Fiat 131 në 1983 e derivuar nga Ritmo. FIAT Uno seria e pare/ Në 1983 del Fiat Uno (dizenjo e Giugiaro), trashëgimtare e Fiat 127, fiton edhe ajo titullin Makina e Vitit, e paisur me motorr FIRE 1000, deri më sot është modeli Fiat më i prodhuar, me mbi 8.000.000 makina. Në 1985 prodhohet makina e parë me të gjitha pjesët mekanike të Fiatit, Croma (dizenjo e Giugiaro), zëvendëson Argentan, njëkohësisht lëshohet Lancia Thema dhe Alfa Romeo 164 (dizenjo e Pininfarina). Pjesë e projektit ishte edhe Saab 9000. Në 1986 Fiati blen Alfa Romeon nga IRI. Në 1988 del Fiat Tipo që zëvendëson Fiat Ritmo, pas dy vitesh prezantohet Fiat Tempra zëvendësuese e Regatas, bashkëpunim me Alfa Romeo 155 dhe Lancia Dedra. Gjithmonë në 1988 prezantohet një tjetër model historik i Fiatit, por kësaj here negativ: Fiat Duna, një veturë e vogël, version i vogël i Unos, lindur dhe prodhuar në Brazil ku pati shumë sukses, pasi u importua në Itali rezultoi një veturë e dështuar si nga ana estetike edhe mekanike.

Modelet e viteve ’90

Fiat Punto (1993)/ Vitet ’90 karakterizohen me futjen në prodhim të modeleve që shohim në ditët e sotme në qarkullims, si Fiat Cinquecento e 1991 që zëvendësoi 126, veturë shumë e mirë e vogël për qytet po ashtu një makinë e mirë për mini-rally. Fiat Punto, që zëvendësoi Unon, lëshuar në 1993, e cila fiton çmimin Makina e Vitit 1995. Fiat Coupé e 1993 që zëvendësoi X1/9 e paisur me motorr 2000 cm³ me benzinë me aspirim Turbo, seria e parë me 4 cilindra, ndërsa seria e dytë 1.8 L dhe 2.0 L 5 clilindra 20 valvola si me Turbo ashtu edhe me aspirim natyral. Fiat Ulysse del në 1994, ajo ishte monovolumi i madh me sukses, e zhvilluar në bashkëpunim me grupin francez PSA (prodhohet edhe si Lancia Z, Peugeot 806 dhe Citroen Evasion). Fiat Barchetta, autoveturë spider me motorr 1.8 e dizenjuar nga Andreas Zapatinas që pati sukses si makinë sporive por edhe ekonomike. Fiat Bravo/Brava e 1995, trashëgimtare e Tipos e cilamori çmimin Makina e Vitit 1996. Fiat Marea e 1996, e derivuar nga Bravo/Brava, si trashëgimtare e Tempras.

Logoja FIAT

Logoja Fiat me shirita e shkruar “F I A T” zgjati: në pjesën e përparme, nga 1968 deri në shtator 1982 (e zezë); si simbol zyrtar, nga 1968 deri 1979 (e zezë), dhe nga 1979 deri në 1991 (blu); në pjesën e mbrapme nga 1968 deri në shtator 1982 e zezë), dhe nga shtatori 1982 deri në 2003 (blu). Nga shtatori 1982 në pjesën e përparme ishin karakteristike shiritat e kromuar, që ubënë më të vogla në 1989 dhe nga 1993 deri në 1999 u zvogëluan dhe u kornizuan në një ketror blu, në të njëjtat përmasa me shiritat. Nga 1999 deri në 2003 logoja e vjetër u vendos në pjesën e prapme të mjetit ndërsa para u vendos logoja e re (që ngjante me logon e vitit 1929). Logoja e fundit u krijua me rastin e 100 vjetorit të Fiatit, dhe u quajt “logoja e tranzicionit”. Në 26 tetor 2006 drejtuesit vendosin ta ndryshojnë sërish logon, duke e vendosur atë në fillim tek Fiat Bravo2007.

Lini nje pergjigje