Standard.al

Uikiliks publikon emrat e donatorëve të fushatës së Clinton, Në liste edhe Kryeministri Rama bashkë me PS-në

0

Uikiliks ka publikuar emrat e donatorëve të fushatës elektorale të Hilari Klinton ku ndër të tjerë figuron dhe partia socialiste e Shqipërisë. Marrja e informacionit është bërë  e mundur pas hakerimit të e-mailit të Xhon Podesta, drejtuesi i fushatës elektorale të kandidates demokrate.

Uikiliks publikon e-mailet e Xhon Podestas drejtuesi i fushatës elektorale të kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë Hilari Klinton, ku ndodhen dhe emrat e donatorëve për këtë fushatë. Në shkëmbimin e e-maileve shihet dhe përpjekja e ish sekretares amerikane të shtetit për të mbledhur sa më shumë fonde. E një prej donatorëve të shumtë është dhe Partia Socialiste e Shqipërisë.

Uikiliks ka publikuar një shkëmbim e-mailesh për fushatën që nga Prilli i 2015-ës ku shihet qartë një domosdoshmëri për të pranuar sa më shumë donatorë, qofshin këta qeveri të huaja apo përfaqësues të tyre.

Nën titullin: Merrni paratë tuaja”, Uikiliks shkruan se çështja ka të bëjë me justifikimin dhe lejen për të pranuar donacione të huaja.

Debati përfshin vende të huaja që kanë qenë klientë me influencë dhe me lidhje me drejtuesin e fushatës së Klinton Xhon Podesta dhe Grupit të tij Podesta si dhe anëtarë të tjerë të këtij grupi.

Zinxhiri i e-maileve nis me një kërkesë të Denis Cheng, drejtuesi financiar kombëtar i “Hillary for Amerika” i cili shkruan se është vërtet nevoja për marrjen e një vendimi politik sa më shpejt nëse do lejohet lobimi tek qeveritë e huaja për marrjen e donacioneve. Në fund u vendos që të merreshin para, pavarësisht se nga vinin dhe të tregohej kujdes që ky lajm të mos dilte në media.

Përveç partisë socialiste të Shqipërisë në listën e donatorëve të huaj ndaj të cilëve është lonuar për marrje fondesh janë dhe ambasada e Panamasë, organizata japoneze për tregtinë e jashtme, qeveria e Maqedonisë, qeveria Serbe, agjencia për investime të jashtme e Kolumbisë, ura e fondeve për qeverinë e tranzicionit në Libi, grupi afrikan i konsultimit, ambasada e Japonisë, republika federale e Somalisë, Republika e Shqipërisë, Këshilli i sigurisë kombëtare u Gjeorgjisë, qeveria e Egjiptit si dhe ajo e Koresë së Jugut.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.